Shqipëria ka anuluar pjesëmarrjen në samitin e Sarajevës. Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme Gent Cakaj ka njoftuar se Shqipëria nuk do të marrë pjesë në samitin e Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP) organizuar nga Bosnje Hercegovina.
Në një postim në rrjetin social Twitter, Ministri në Detyrë shkruan se trajtimi nga organizatorët në drejtim të Kosovës është i papranueshëm. Cakaj thotë se trajtimi ndaj Kosovës shkon kundër synimit për të krijuar një atmosferë besimi, marrëdhënie të fqinjësisë së mirë dhe stabilitet. Ministri në Detyrë Cakaj shkruaj se nuk mund të ketë bashkëpunim pa trajtim të barabartë.
“Shqipëria anulon pjesëmarrjen e në Samitin e SEECP në solidaritet me Kosovën. Trajtimi ndaj Kosovës nga organizatorët është i papranueshëm dhe shkon kundër qëllimit të krijimit të një atmosfere besimi, marrëdhëniesh të mira fqinjësore dhe stabilitetit. Nuk ka asnjë bashkëpunim pa trajtim të barabartë. Qëndrojmë së bashku” thotë Cakaj në Twitter.
Një ditë më parë, presidenti i Kosovës Hashim Thaçi njoftoi mospjesëmarrjen e vendit të tij në këtë samit, me argumentin se shteti nuk është trajtuar si i barabartë me pjesëmarrësit e tjerë. Organizatorët nuk e kanë ftuar Thaçin në cilësinë e presidentit, por thjesht si një përfaqësues, ndryshe nga drejtuesit e vendeve të tjera.
Bosnjë e Hercegovina nuk e njeh pavarësinë e Kosovës. Në fund të vitit të kaluar, Qeveria e Kosovës vendosi taksë doganore 100 për qind ndaj produkteve të Bosnjës dhe Serbisë.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
18 Shkurt, 07:09
Sulmet nga Berisha, sipas jush a rrezikon SPAK të shkrihet?
-
Po
49.6%
-
Jo
47%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 5706
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
17- vjetori i Pavarësisë së Kosovës, publikohet foto e rrallë e Hashim Thaçit dhe Haxhi Shalës krah njëri-tjetrit në burgun e Hagës
17 Shkurt, 14:59
-
17-vjetori i pavarësisë së Kosovës e gjen Thaçin në Hagë, Rama e Grenell në një zë: Europianët e institucionet e Prishtinës dështuan t'i japin fund padrejtësisë së madhe
17 Shkurt, 14:54
-
VIDEOLAJM/ Pavarësia e Kosovës, flamuri gjigant i Kosovës shpaloset në Tiranë në sheshin 'Nënë Tereza'
17 Shkurt, 09:47
-
Augustin Palokaj: Shpallja shumëpalëshe e pavarësisë së Kosovës
17 Shkurt, 08:28
-
Kosova shënon sot 17-vjetorin e pavarësisë! E dalë nga zgjedhjet pret formimin e qeverisë! Kurti: Sot Republika më e fortë se asnjëherë më parë! Osmani: Ecim përpara
17 Shkurt, 07:13
-
'Amarcord'/ Reparti sekret ushtarak 8770, ku Adem Jashari, Sali Çekaj, Zahir Pajaziti, Ilaz Kodra u stërvitën! Rrëfimi ekskluziv i ushtarakut Eduart Abazi për Report Tv
16 Shkurt, 21:34
-
Enver Robelli: E djathta ekstreme evropiane si kërcënim për Kosovën
11 Shkurt, 16:00
-
Euro 2027, ‘The Guardian': Serbia dhe Shqipëria lënë pas ‘ndeshjen e dronit’, por tensionet ende ziejnë
10 Shkurt, 16:37
-
Edhe pse në paraburgim në Hagë, ish-krerët e UÇK-së votojnë në zgjedhjet e Kosovës
8 Shkurt, 19:58
-
Babai i Thaçit në spital, ish-presidentit i refuzohet kërkesa për ta vizituar
7 Shkurt, 10:11
-
Frrok Çupi: Një Kosovë, i njëjti Grenell, por Trump tjetër
5 Shkurt, 16:53
-
Kosova në ‘Repolitix’/ Spahiu: Trump do i kërkojë Kosovës të kthejë borxhin e miliardave, siç ja kërkoi Ukrainës
4 Shkurt, 21:25
E jo vetëm kaq por duhen hequr doganat rritur bashkëpunimin taksa e rrugës së kombit të anullohet për shqiptarët kudo .
PërgjigjuTë hiqet taksa e rrugës së kombit??? Për mirmbajtjen të paguajnë dhe njerëz që nuk shkelë kurrë...
Ju lumt o Shqiptarë, ju lumt ju lumt ...!!!
Përgjigju