Shqipëria, asistence juridike falas për shtresat në nevojë


TIRANE, /ATSH/-Në konferencën e organizuar ditën e hënë mbi ofrimin e ndihmës ligjore në Shqipëri dhe rolin e shtetit dhe shoqërisë civile, u prezantuan gjetjet kryesore të programit trevjeçar të ndihmës juridike të Civil Rights Defenders dhe partnerëve, të mbeshtetur financiarisht nga Qeveria Suedeze.
Në bazë të ligjit nr.10039, mbi ndihmën ligjore, që u miratua më 2008, u mundësohet ndihma ligjore falas për çështje civile dhe administrative individëve, të cilët nuk zotërojnë mjetet financiare për të paguar një shërbim të tillë.
Gjatë prezantimit të gjetjeve kryesore, u diskutuan edhe sfidat dhe mësimet e nxjerra nga vleresimi i programit trevjeçar të ndihmës juridike të Civil Rights Defenders dhe partnerëve, për periudhën 2012-2014.
Ky vleresim ndër të tjera nxorri në pah rolin e munguar të shtetit shqiptar në këtë drejtim.
Eksperti ndërkombëtar mbi të drejtat e njeriut, Theodoros Alexandridis, vleresoi rolin e organizatave jofitimprurëse në asisentën e dhënë kundrejt këtij shërbimi, pa të cilat sot nuk do të kishte ndihmë ligjore falas në Shqipëri.
"Në këto tre vite punë duhet vleresuar puna e organizatave jofitimprurëse, pa të cilat nuk do të mund të ofrohej ndihmë ligjore falas. Është shumë e rëndësishme të japim mesazhin që jemi përballur me  probleme strukturore. Ajo që është e vertëtë është që ne kemi nevoja të mëdha për të dhënë ndihmë ligjore për qytetarët", nënvizoi Alexandridis.
Anisa Metalla, avokate në Shërbimin Ligjor Falas në Tiranë, tha se "puna e parë që kemi bërë që në fillim eshte ndihma ndaj njerëzve në nevojë. Ne kemi synuar ndërtimin e një portali për ofrimin e ndhmës juridike falas. Kjo lidhet me dokumenta të gatshme të cilët qytetarët mund t'i gjejnë në faqe por më e rëndëishmja është që ky portal të jetë i aksesueshëm për personat me aftësi të kufizuar".
Drejtorja Ekzekutive e Komitetit Shqiptar të Helsinkit, Vjollca Meçaj, u shpreh se "ne si shoqëri civile duhet të bëjmë oponencë ndaj asaj pjese të legjislacionit që bie ndesh me të drejtat e njeriut. Duke qënë se 32% e popullatës në Shqipëri jeton në nivelin e varfërisë ateehre duhet të jetë pikërisht ky grupim që të marë shërbim ligjor falas".
Ndërsa Sindita Fortuzi, avokate te Fondacioni Shqiptar për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara, u shpreh se "çështja kryesore është si të përfitojnë personat me aftësi të kufizuar. Kjo për arsye edhe sepse tendenca e personave me aftësi të kufizuar është që janë edhe të varfër njëkohësisht".
Drejtorja Ekzekutive në Qendren për Nisma Ligjore Qytetare, Aurela Anastasi, tha gjatë fjalës së saj, se "ajo që ne ofrojmë është ndihma ligjore fillestare, pra që lidhet me studimin e çështjes, apo sigurimin e një avokati falas". Më tej, ajo sugjeroi domosdoshmërinë e parashikimit me ligj të përfkufizimit të tarifave gjyqësore pasi ka pasur shumë raste abuzimi. Sipas saj, janë organizatat jo fitimprurëse që janë garanci për anti-korrukpsionin.
 

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Refuzoi gjobën, i riu dhunon efektivin e policisë në Ksamil! Shpallet në kërkim, shoqërohet i vëllai