Puna në stadiumin "Selman Stermasi" vijon me ritëm të lartë. E diela nuk është një ditë pushimi në impiantin që prej muajit dhjetor i është nënshtruar një rikonstruksioni të plotë për të marrë shumë shpejt një pamje të re.

Në "Selman Stermasi" po punohet intesivisht në ambientet e brendshme në tribunën qëndrore, jashtë stadiumit, si dhe po kurohen detajet e fundit në pjesën e brendshme, njofton klubi 24 herë kampion i Shqipërisë.

Janë vendosur stolat në tribunën përballë dhe ka nisur vendosja e tyre në anekset e tribunës qëndrore. Shtëpia e re ka nisur të ngjyroset në bardheblu. Sezoni për Tiranen nis pas një jave por në kryeqytet bardheblutë do të luajnë pas një muaji për herë të parë. Kapaciteti do të jetë 6500-7000 vende. 
tirana
tiranatirana
tirana

d.b/shqiptarja.com