Shqipëria bëhet pjesë e Eurojust/ Hap i rëndësishëm për të fuqizuar luftën kundër krimit të organizuar ndërkufitar

Shqipëria bëhet pjesë e Eurojust/ Hap i rëndësishëm për të fuqizuar luftën kundër krimit të organizuar ndërkufitar

Presidenti i Eurojust, Ladislav Hamran dhe ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj

Shqipëria është zyrtarisht pjesë e Eurojust, agjencisë së Bashkimit Evropian e cila merret me bashkëpunimin gjyqësor në çështjet penale midis shteteve anëtare. Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj dhe Presidenti i Eurojust, Ladislav Hamran kanë nënshkruar sot marrëveshjen për të fuqizuar bashkëpunimin operacional dhe strategjik gjyqësor ndërmjet Shqipërisë dhe Eurojust.

Kjo marrëveshje e bën Shqipërinë vendin e tretë në Ballkan që bëhet pjesë e kësaj agjencie. Vendi ynë do të përfitojë nga aksesimi i sistemeve informative të Eurojust-it si dhe nga shkëmbimi i të dhënave personale dhe provave ndërmjet prokurorëve dhe hetuesve nga e gjithë Europa.

Në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes merrnin pjesë edhe Komisionerja e BE për çështjet e Drejtësisë, vera Jouroa dhe Ministri i Drejtësisë së Austrisë, vendit që mban presidencën e BE, Josef Moser. 

Duke marrë fjalën në konferencën për shtyp pas nënshkrimit të marrëveshjes, ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj u shpreh: “Marrëveshja me EUROJUST do të sjellë një përmirësim cilësor në kryerjen e hetimeve transnacionale. Do të mundësojë që ekipet e prokurorisë shqiptare të forcojnë bashkëpunimin me kolegët e tyre nga vendet anëtare të BE dhe vendet e tjera që janë pjesë e kësaj strukture, duke përfshirë edhe partnerët tanë rajonalë Maqedoninë dhe Malin e Zi, do të rrisin shkëmbimin e informacionit gjyqësor dhe do të lejojnë Shqipërinë të dërgojë një prokuror ndërlidhës të përhershëm në Eurojust, në Hagë. Kjo do të kontribuojë drejtpërsëdrejti në rezultatet e përbashkëta në luftën kundër krimit të organizuar, terrorizmit dhe korrupsionit, do të rrisë besimin në kapacitetet tona hetimore dhe do të sjellë Shqipërinë më pranë Bashkimit Evropian ".

Me marrëveshjen e sotme, Shqipëria do të përfitojë nga aksesimi i sistemeve informative të Eurojust-it, si dhe nga shkëmbimi i të dhënave personale dhe provave ndërmjet prokurorëve dhe hetuesve nga e gjithë Europa. Marrëveshja krijon mundësinë për të caktuar në Prokuror Ndërlidhës tek Eurojust-i në të ardhmen e afërt për të përmirësuar më tej bashkëpunimin.

Qysh nga viti 2015, Shqipëria është përfshirë në 33 hetime ndërkombëtare në krime të rënda ndërkufitare, të mbështetura nga Eurojust-i, kryesisht në lidhje me grupet e krimit të organizuar që kanë të bëjnë me trafikun e narkotikëve dhe krimet kundër jetës, paprekshmërisë fizike dhe lirisë personale, si vrasje me dashje, rrëmbim dhe trafikim i paligjshëm i organeve të njeriut. 

Ndërkohë që prej vitit 2017, Shqipëria ka marrë pjesë edhe në dy ekipe hetimi të përbashkët, duke përfshirë një me Italinë. Bisedimet formale për hyrjen në një marrëveshje bashkëpunimi filluan më vitin 2016.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Toni: 05/10/2018 17:16

    Kaq shume viti demokraci dhe eshte hera e pare qe nenshkruhet nje marrveshje e till. Kjo fal perkushtimit te ministrise se drejtesise dhe prokurorise se pergjithshme.

    Përgjigju
  • Tekla: 05/10/2018 17:09

    Tashme si shume vende te europes edhe shqiperia do te ket prokurin e saj te perhershem ne institucionin me te madh te drejtesise sic eshte ai i Hages.

    Përgjigju
  • Hasan: 05/10/2018 17:09

    Vetem me reforma te thella si ajo e drejtesise dhe bashkpunime me nderkombetaret si ky i sotmi mundet qe BE te na pranoje.

    Përgjigju
  • Elona: 05/10/2018 17:08

    Kjo marreveshje i jep nje siguri shume te madhe Reformes ne Drejtesi per tu zbatuar ne shqiperi.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja