Nga protesta para Kryeministrisë kreu i nismës 'Shqipëria Bëhet' Adriatik Lapaj njoftoi se protesta vazhdon për ditën e 45-të dhe se kanë nisur përgatitjet për protestën e datës 21 janar.
Lapaj theksoi se grupet e njerëzve që protestojnë para Kryeministrisë janë qytetarë të lirë që reagojnë kundër “të keqes” dhe i ftoi qytetarët të bashkohen për të mbështetur qëndrimin e tyre.
Ai njoftoi gjithashtu se do të zhvillojë takime në qytete të ndryshme, përfshirë Shkodrën, për të ftuar qytetarët që të marrin pjesë edhe në protestën e 31 janarit.
Lapaj theksoi rëndësinë e forcës dhe guximit, duke nënvizuar se “e drejta gjithmonë fiton dhe duhet luftuar për të”.
‘Sot është dita e 45 në këtë rezistencë kundër qeverisë më të korruptuar të Europës, sot vazhdon protesta dhe kanë nisur përgatitijet e protestës së datës 31 janar.
Qëndresa e vazhdueshme kjo që po bëjmë ne ka disa dimensione të protestuarit, grupi i njerëzve që rrinë 24 në 24 duke u përballur me qeverinë më të korruptuar të Europës.
Këta janë njerëz të lirë që vijnë me vullnetin e tyre dhe po reagojnë përballë të keqes.
Protesta do të shpërndahet në të gjithë vendin. Unë nesër do të nis takime nga shkodra, do të takoj disa qytetarë pasnesër në një qytet tjetër për ti ftuar në protestën e datës 31 janar. Duhet që të keni forcë dhe guxim. E drejta gjithmonë fiton, duhet që të luftohet për të drejtën', tha ai.
Komente








