Shqipëria bekohet nga shiu
dhe Balaj, mund MaqedoninëVideo/ Stuhia shtyu mbrëmë ndeshjen 

Shqipëria bekohet nga shiu<br />dhe Balaj, mund MaqedoninëVideo/ Stuhia shtyu mbrëmë ndeshjen 
Fantastike! Shqipëria ka fituar me rezultatin 2-1 ndaj Maqedonisë në stadiumin ‘’Loro Boriçi’’ në Shkodër. Ndeshja filloi në minutën e 75 për shkak të shtyrjes mbrëmë nga stuhia e shiut.
 
Heroi i kuqezinjve përballë fqinjëve ishte Bekim Balaj. Sulmuesi shkodran përfitoi në të 89' nga rreshtim i gabuar në zonën maqedonase duke devijuar saktë me kokë një krosim të Memushajt duke dërguar topin në rrjetë.
 
Shqipëria mund të kishte shënuar edhe golin e tretë të ndeshjes nëse Armando Sadiku do të ishte treguar i saktë para portës ose më shumë altruist për të pasuar për shokët, pasi gjuajtja e tij përballë portierit përfundoi jashtë në minutat shtesë të ndeshjes.
 
Pas golit të pësuar, Maqedonia u zhvendos në sulm në 5 minuta shtesë, por koha e shkurtër në dispozicion dhe mbrojtja ‘bunker’ e kuqezinjve nuk lejoi prekjen e rrjetës.
 
Përsa i përket historisë së ndeshjes, 90 minutat nuk u zhvilluan të plota mbrëmë, pasi sfida u ndërpre në të 75’ për shkak të stuhisë.
 
Delegatët e FIFA-s vendosën që sfida për 15' e mbetura të luhej sot në orën 14:00.
 
Shtyrja ishte me fat për Shqipërinë, pasi mbrëmë në ndërprerjen e sfidës nuk po kalonte një moment të mirë, ndërsa sot ishte plotësisht e rifreskuar me një fyryrë të re duke luajtur me intensitet të lartë minutat e mbetura.
 
Armando Sadiku me golin e parë mbrëmë dhe sot Balaj që vendosi me golin e dytë fatin e tre pikëve ishin lojtarët më të mirë në fushë.
 
Shkodrani shfaqet edhe një herë vendimtar në fillim të eliminatoreve ashtu sikur me Portugalinë për Euro 2016, ndërsa elbasanasi vazhdon të kalojë një formë shumë të mirë pas golit në Europian.
 
Tashmë me fitoren e Shqipërisë situata në grupin ‘G’ është me Shqipërinë, Italianë dhe Spanjën me nga tre pikë të plota, por me iberikët në kryesim për shkak të golavarazhit.
 
Pas golit të Balajt, kryeministri Rama ka postuar në facebook një status ku ka shkruar thjesht fantastike. 

shenon balaj
shenon balaj


Shënon Balaj, Shqipëria në avantazh 2:1 ndaj... by reporttv

rama
rama

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duk protesta e opozitës?



×

Lajmi i fundit

'Mosbindja civile' e PD-së, më pak protestues se u paralajmëruan, kur mbërritën në PD firuan fare! Shikoni pamjet me dron

'Mosbindja civile' e PD-së, më pak protestues se u paralajmëruan, kur mbërritën në PD firuan fare! Shikoni pamjet me dron