Nga sot, kufijtë me Kosovën, Greqinë, Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi, janë bllokuar.

Pikat kufitare të Kakavijës, Qafë-Botës dhe Kapshticës, për arsye të parandalimit të COVID-19,  nuk do të kalojnë kalimin për në Greqi apo anasjelltas. Do të lejohen të shkojnë në Greqi vetëm shtetasit greke, dhe ata që kanë leje qëndrimi të përhershme në Greqi. Në pikën e kalimit kufitar po ashtu, si edhe në çdo pikë tjetër kufitare, lejohet kalimi i kamionëve që transportojnë mallra.

Po ashtu, pikat kufitare që na lidhin me Maqedoninë e Veriut, Bllata dhe Tushemishti, e aeroporti i Ohrit janë mbyllur deri në një njoftim të dytë. Policia shqiptare njofton se nuk lejohet qarkullimi i automjeteve të vogla, autobusëve dhe udhëtarëve, ndërsa në pikën kufitare të Qafë-Thanës, vijon lëvizja normalisht.

Me rastet e para me koronavirus edhe në Kosovë, u mbyll pika kufitare e Morinës. Lejohet të kalojnë vetëm shtetasit kosovarë, apo shqiptarët që kanë mbetur në Kosovë.

"Policia Kufitare kërkon mirëkuptimin e qytetarëve që të anulojnë lëvizjet e planifikuara dhe ata që ndodhen duke lëvizur në drejtim të këtyre pikave , të kthehen mbrapa, pasi nuk do lejohen të kalojnë", apelon policia.

Po ashtu janë mbyllur edhe pikat kufitare të Muriqanit dhe Vermoshit që na lidhin me Malin e Zi duke lënë hapur vetëm Hanin e Hotit.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:42
20 shqiptarë në këmbë drejt Shkodrës pas mbylljes së kufinjve: Na lini të shkojmë në shtëpi

Pas mbylljes së kufinjve 20 shtetas shqiptarë kanë ardhur në këmbë nga Hani i Hotit në Shkodër, ku kanë ngelur në vend numëro pasi askush nuk i lejon të shkojnë në banesat e tyre në Tiranë. Ata kanë shkuar pranë Komisariatit të Policisë Shkodër por nuk jane pajisur me autorizim. 20 shtetasit shqiptarë kanë kaluar ne doganen e Hanit të Hotit pasi janë njoftuar se mbyllet kufiri. Prej 15 ditësh ata kanë qenë në Malin e Zi ku punojnë si punonjës krahu. Ata i bëjnë apel shtetit që t’i lejojë të shkojnë në banesat e tyre në Tiranë.

"Ne kemi qenë në punë në Mal të Zi. Kemi shkuar në Doganën e Murriqanit, nuk na kanë pranuar. Në Han të Hotit na kanë thënë ecni në këmbë. Kemi ecur 4 orë. Duam të ikim tek shtëpia në Tiranë. Tek policia nuk na kanë dhënë asnjë zgjidhje", shprehet njëri prej tyre.

Ora 15:11
Vendi në karantinë! Paralizohet kufiri Shqipëri-Kosovë... kalojnë vetëm lopët

1584281610_ED695049F9E949A7924526F4FABA3CC1.jpeg

Bllokimi i kufinjve me vendet fqinje ka sjellë qetësi absolute në të gjitha pikat kufitare të vendit tonë. Një situatë e tillë është parë në pikën kufitare Kosovë-Shqipëri ku nuk ka asnjë lëvizje automjetesh të çfarëdoshëm, por vetëm të bagëtive.