Shqipëri i njëjti produktë ushqimor ka çmim më të lartë se në Itali. Kjo ka dal në pah, nga krahasimi i çmimeve që ka bërë një çift të rinjsh italianë, influencer në Instagram kanë duke bërë pazar tek i njëjti supermarket, por njëri në Itali dhe tjetri në Shqipëri.

Por, pse ndodh kjo?

Këtë e ka shpjeguar ekspertja e ekonomisë Teuta Nunaj, në një lidhje skype nga Italia ditën e sotme në emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’, në Report Tv me gazetarin Nertil Agalliu.

Nunaj u shpreh se i njëjti produkt që shitet në Shqipëri dhe Itali, sipas saj në Shqipëri ka çmim më të lartë sepse është produket importi dhe në këto produkte përfshihet në çmimin e shitjes edhe transporti i produktit.

‘Në analizë do të doja që të ndaja dy element bazë që janë lloji i produktit. Pra, produkt vendi dhe importi dhe mbi bazën e kësaj analize ne gjejmë edhe atë shpjegimin pse një produkt që blihet në Itali është më i shtrenjtë, nëse të njëjtin produkt do ta blejmë edhe në Shqipëri. Nëse flasim për produktet e importit ka një logjik ekonomike që e bënë të arsyeshme që i njëjti produkt kur blihet në një  vend, pra në vendin e prodhimit dhe në vendin pritës si në Shqipëri ne mund të kemi një rritje të çmimit sepse nuk tregohet nga e njëjta kompani, por nga një kompani tjetër. Nëse ne do të blejmë një litër qumësht, të njëjtin qumësht nëse ne e blejmë në Shqipëri, do ta blejmë më shtrenjtë sepse është produkt importi dhe kemi disa shpenzime shtesë si është transporti dhe kjo i shtohet kostos finale', tha ajo. 

Sipas Nunajt, tregtarët shqiptarë abuzojnë edhe me çmimet. Ajo theksoi se shtetit duhet që të ushtrojë kontrolle.

‘Ka institucione që e kanë të lehtë monitorimin, sepse produkti i importit vjen me një çmim dhe është çmimi i produktit të mallit dhe se sa ai do ta shes. Tregtarët shqiptarë synojnë që të fitojnë 50 ose 100 për qind të fitimit të tyre duke e rritur në mënyrë të ndejshme. Ky është abuzimi në këtë rast, sepse mungon edhe kontrolli i shtetit. Si duhet të bëhet kontrolli i shtetit, një formë kontrolli është fatura që ne marrim në fund, kontrolli në subjekte nëse janë abuzues apo subjekteve që duan të vijojnë një aktivitet biznesi, duke bërë këto kontrolle automatikisht edhe kompanitë do ta ndjejnë këtë formë presioni kontrolli dhe do jenë më pak abuzues’, tha ajo.