Nën një zë liderët shqiptarë kanë dënuar sulmin e Iranit ndaj Izraelit. Duke e quajtur të paprecedentë, kryeministri Edi Rama dënoi sulmit e Iranit ndaj Izraelit duke nënvizuar se përbën një kërcënim për të destabilizuar rajonin në mënyrë të pakthyeshme.
“Shqipëria dënon fuqishëm sulmin e paprecedentë të nisur nga Irani kundër Izraelit, i cili përbën një kërcënim për të destabilizuar rajonin në mënyrë të pakthyeshme. Ne qëndrojmë në solidaritet me popullin izraelit dhe mbështesim plotësisht përpjekjet e partnerëve tanë drejt de-përshkallëzimit” shkruan kryeministri Edi Rama në një reagim në rrjetin social X.
Në një zë me kreun e qeverisë ishte edhe presidenti Bajram Begaj për të cilin përshkallëzimi I konfliktit do të rrezikonte paqen dhe sigurinë në rajon.
Shqipëria dënon ashpër sulmin e paprecedentë të Iranit ndaj Izraelit dhe shpreson se nuk do të ketë përshkallëzim të mëtejshëm.Çdo përshkallëzim i mëtejshëm mund të rrezikojë paqen dhe sigurinë në Lindjen e Mesme dhe të ketë efekte të pakthyeshme në një shkallë më të gjerë“ shkruan presidenti Begaj në një postim në X
Edhe ministri i jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani nënvizon se ' ky përshkallëzim është një kërcënim i rëndë për sigurinë e Izraelit dhe të gjithë rajonit. Rrezikon të sjellë paqëndrueshmëri dhe shkatërrim më të madh në të gjithë Lindjen e Mesme"
Shqiptarëve në këtë rajon u këshillohet të ndjekin udhëzimet e autoriteteve lokale për përditësimet e sigurisë publike dhe të kontaktojnë ambasadat tona për ndihmë.
Për çdo nevojë të mundshme shqiptarët mund të kontaktojnë në telefon dhe WhatsApp me numrat e kontaktit të ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Izrael:
+972 54-904-2813
+972 54-480-6601
Lajmi kryesor:
Irani sulmon me mbi 300 dronë e raketa Izraelin! Kabineti izraelit i luftës: Nuk kundërpërgjigjemi tani! Udhëheqësi iranian: Jerusalemi do t'i përkasë myslimanëve
S.G/E.H/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
13.9%
-
Të gabuar
83.1%
-
Nuk e di
3%
Vota total: 2805
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Irani heq kufizimet për WhatsApp dhe Google Play
24 Dhjetor, 22:10
-
Akuzat e opozitës për mbylljen e TikTok! Rama fiton garën me fansat, 2 milionë pëlqime! Berishën e mund edhe Arlind Qori
24 Dhjetor, 19:58
-
'Thuhet lart e poshtë ‘ai fiton, se opozita është e dobët!’ Rama 'thumbon' kritikët: Ka një arsye kryesore për fitoret e mia...!
24 Dhjetor, 19:53
-
Rama me ambasadorët: Do doja që karrigia e Federatës Ruse të mos ishte bosh, viti tjetër sjelltë paqe në Ukrainë dhe Lindjen e Mesme!
24 Dhjetor, 19:15
-
Rama në darkën me ambasadorët për festat e fundvitit: Shqipëria nuk ka plan B, vetëm anëtarësimin në BE! Presidenti i ri i SHBA-ve sjell mundësi të reja
24 Dhjetor, 18:26
-
Netanyahu në gjykatën e Tel Avivit për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsion
24 Dhjetor, 16:06
-
Izraeli kap një raketë nga Jemeni, u lëshua pas kërcënimit të ministrit izraelit
24 Dhjetor, 15:28
-
Amerika po planifikon të tërhiqet nga Organizata Botërore e Shëndetësisë
24 Dhjetor, 14:47
-
SHBA/ Komisioni i Etikës akuzon ish-ligjvënësin e Floridas, Matt Gaetz se pagoi rregullisht për seks, përfshirë një minorene
24 Dhjetor, 14:45
-
Netanyahu në gjykatën e Tel Avivit për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsion
24 Dhjetor, 14:17
-
Mori çantën e shpinës me dhurata në stacionin e trenit, Parashqevi Simaku i bëri kërkesë gazetares: A mund të më gjeni vajzën që e ka bërë këtë
24 Dhjetor, 12:59
-
Lista serbe jashtë zgjedhjeve, ndërkombëtarët: Veprim politik! Vuçiç: Kurti po eleminon të vetmin kundërshtar
24 Dhjetor, 12:16