Qeveria miratoi sot një vendim për pjesëmarrjen e Forcave të Armatosura të Shqipërisë në Komandën e NATO-s në Wiesbaden, Gjermani, për ndihmë dhe trajnim të forcave ukrainase.
Sipas vendimit të Këshillit të Ministrave, katër ushtarakë shqiptarë do të angazhohen në këtë mision, i cili ka për qëllim dhënien e ndihmës dhe trajnimin e personelit të Forcave të Armatosura të Ukrainës.
Misioni do të zgjasë tre vjet, me rotacion çdo 180 ditë. Për çdo grup, periudha e shërbimit do të përfshijë edhe ditët për marrje dhe dorëzim detyre, si dhe vonesat e mundshme të transportit strategjik.
Ministria e Mbrojtjes do të mbulojë të gjitha shpenzimet e ushtarakëve gjatë këtij misioni, duke përfshirë: Dietat ditore prej 12,000 lekësh, përveç pagës mujore. Do të përfshijë shpenzimet për akomodim, ushqim, lavanderi, ujë të pijshëm, energji elektrike, sigurimin e jetës dhe shëndetit, si dhe mbështetje shëndetësore.
Shpenzimet për telefon, internet, shërbime postare, transport dhe aktivitete social-kulturore.
Në rast emergjencash, si sëmundje, vdekje apo pamundësi për përfundimin e misionit, kthimi i personelit në atdhe do të përballohet nga buxheti i Ministrisë së Mbrojtjes.
Vendimi hyn në fuqi menjëherë sapo të publikohet në Fletoren Zyrtare. Ky angazhim tregon mbështetjen e Shqipërisë për përpjekjet ndërkombëtare në ndihmë të Ukrainës, në kuadër të solidaritetit me partnerët e NATO-s.
Lajmi kryesor:
Rama largon zv/ministren e Arsimit Nina Guga e zëvendëson me Orjana Osmanin drejtoreshë në gjimnazin 'Petro Nini'
S.G/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
16 Janar, 08:35
Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?
-
Të drejtë
62.9%
-
Të gabuar
25.2%
-
Nuk kam mendim
11.9%
Vota total: 4384
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
VKM/ Pas 6 muajsh në detyrë, shkarkohet zëvendësministri i Mbrojtjes, Dorian Tola
16 Janar, 18:56
-
Britania do i japë 3.6 mld euro ndihma Ukrainës, Starmer firmos marrëveshjen 'për 100 vjet partneritet' me Ukrainën
16 Janar, 18:35
-
Polonia akuzon Rusinë se po planifikon akte terroriste kundër linjave ajrore në mbarë botën
15 Janar, 22:35
-
Ministri gjerman i mbrojtjes viziton Ukrainën në shenjë përkrahjeje
14 Janar, 21:26
-
NATO dhe BE me patrullime në Baltik për shkak të shqetësimeve të sigurisë
14 Janar, 19:03
-
EULEX-i përforcon njësitin policor të specializuar në Kosovë
14 Janar, 15:36
-
Biden: Amerika 'u bë më e fortë' falë politikës sonë të jashtme
14 Janar, 15:25
-
‘Paketa e maleve’ në Report TV, Haxhimali: Përfituesit mund të jenë të tjerë! Jo rregulla në interes të atyre që kanë paranë, të mos betonizohet natyra
14 Janar, 14:55
-
Ministri gjerman i Mbrojtjes: Aleatët e mëdhej europianë do të zbatojnë me shpejtësi objektivat e reja të NATO-s
14 Janar, 09:32
-
Shqipëri, shqetësim në rritje mbi dhunën në rrjete sociale te të miturit
13 Janar, 18:28
-
Shefi i NATO-s pret që zgjedhjet në Kosovë të mos ndikojnë në destabilizimin e situatës
13 Janar, 18:06
-
Ukraina thotë se po merr informacione 'të dobishme' nga ushtarët e kapur koreanoveriorë
13 Janar, 15:38