FIFA ka publikuar ditën e sotme renditjen e re të kombëtareve për muajin dhjetor ku Shqipëria ashtu si pjesa më e madhe e përfaqësueseve të tjera ka mbetur në vend numro. Arsyeja është se në harkun kohor të 30 ditëve nuk është zhvilluar asnjë ndeshje mes kombëtareve.
Kështu Shqipëria vijon të renditet e 66 në botë me 1356 pikë, ndërsa Kosova e 115 me 1174 pikë.Të pandryshuara kanë mbatur edhe vendet e para, me Belgjikën që ruan kreun dhe që gjthashtu është shpallur nga FIFA për të dytin vit radhazi si skuadra e vitit. ‘Djajtë’, që prej 1993 kur ka filluar të mbahet një renditje e përmujashme e FIFA-s, kanë zhvilluar 1082 ndeshje ndërkombëtare dhe 19 miqësore.
Kampionët e botës Franca dhe Brazili vijojnë të mbajnë respektivisht vendin e dytë dhe të tretë, ashtu si në dhjetor të 2018. Ndërkohë përbërja e pesë vendeve të para ka ndryshuar. Anglia është ngjitur në vendin e katër, ndërsa në vendit e pestë pozicionohet Uruguaji, që ka fituar dy pozicione.
Argjentina dhe Kolumbia janë dy skuadra që kanë mundur të futen në 10-shen e parë, në kurriz të Zvicrës dhe Danimarkës që kanë zbritur respektivisht në vendin e dymbëshjetë dhe të gjashtëmbëdhjetë.
Ndërkohë çmimi “Lëvizja e Vitit” që jepet për kombëtaren që ka fituar më shumë pozicione brenda vitit iu akordua Katarit, shtetit që do të presë Kupën e Botës 2022. Gjatë 2019 kjo kombëtare fitoi 138 pikë në total duke fituar 38 pozicione, e nedjekur nga Algjeria me 32 dhe Japonia me 22.
Ne.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
17 Dhjetor, 08:53
Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?
-
Po
72.6%
-
Jo
20.1%
-
Nuk e di
7.2%
Vota total: 2968
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Zgjedhjet në Kosovë/ Emigrantët do të votojë në ambasada dhe në konsullata
18 Dhjetor, 13:30
-
Grupi i trafikut të armëve Shqipëri-Kosovë, zbulohen detajet e operacionit! Ja si i bëri Policia blerjet me agjentë të infiltruar dhe roli i taksistit
18 Dhjetor, 13:09
-
Dialogu/ Laçak flet pas takimeve në Bruksel: Të themelohet Asociacioni, Serbia të njohë simbolet e Kosovës
18 Dhjetor, 11:20
-
BE i kërkon Kosovës kthimin e serbëve në institucione, masat hiqen kur të ndërmerren hapa për uljen e tensioneve në Veri
17 Dhjetor, 17:07
-
Hagë/ Haxhi Shala e Sabit Januzi pranojnë akuzën e frikësimit të një dëshmitari
17 Dhjetor, 16:35
-
Prokuroria Speciale synon të thërrasë 3 dëshmitarë kundër Hashim Thaçit dhe 4 të tjerëve
17 Dhjetor, 16:34
-
Kosova dhe Serbia pajtohen për zbatim të plotë të deklaratës për personat e zhdukur
17 Dhjetor, 16:30
-
Kryeministri Kurti: Dokumentimi i krimeve të luftës, detyrim moral dhe historik për të gjitha gjeneratat
17 Dhjetor, 15:30
-
Ali Ahmeti takohet me opozitën në Kosovë: Nuk takohem me Kurtin, sepse s’ka vullnet nga ana e tij!
17 Dhjetor, 14:54
-
Kosova drejt zgjedhjeve të 9 shkurtit/ Deputeti i PDK: I gjithë kabineti i Kurtit në hetim nga Prokuroria Speciale! Diplomati: Vetëvendosja nuk ka kualitet në lista
16 Dhjetor, 19:17
-
Shefi i NATO-s për sulmin në Ibër-Lepenc: Përgjegjësit të sillen para drejtësisë
16 Dhjetor, 18:25
-
Gjobitet me 30 mijë euro Klan Kosova për shkak të promovimit të dhunës në BBV, po në Shqipëri?
16 Dhjetor, 17:55