Shqipëria dhe Kroacia nënshkruajnë planin e ri 3-vjeçar të bashkëpunimit për shëndetësinë

/ATSH/-Ministria e Shëndetësisë e Republikës së Kroacisë dhe Ministria e Shëndetësisë e Republikës së Shqipërisë nënshkruan Planin e Bashkëpunimit në fushën e Shëndetësisë dhe atë të Mjekësisë për vitet 2015 - 2018, bazuar në Marrëveshjen dypalëshe të nënshkruar në Tiranë më 27 tetor 2003.
Lajmi u bë i ditur gjatë vizitës zyrtare që Ministri i Shëndetësisë,  Ilir Beqaj, zhvilloi në këtë kuadër më 2-3 nëntor në Zagreb, me ftesë të homologut kroat, Ministrit të Shëndetësisë të Republikës së Kroacisë,  Sini?a Varga, DMD.
Për Ministrinë e Shëndetësisë Shqiptare, aspekte të rëndësishme të bashkëpunimit janë ato që lidhen me prioritetet në zbatimin e Programit të Qeverisë, ku midis të tjerash, theks të veçantë do të kenë: funksionimi i kujdesit shëndetësor parësor dhe marrëdhëniet e tij me qeverisjen vendore,  shërbimi kombëtar i urgjencës mjekësore,  reforma në tregun e barnave dhe pajisjeve mjekësore; si dhe, shëndetësia elektronike.
Gjithashtu, bashkëpunimi dyplaësh do të shtrihet edhe në fushat e tjera të kujdesit shëndetësor, si edukimi dhe kërkimi shëndetësor,  dërgimi i pacientëve shqiptarë në Kroaci për shërbim të specializuar të rasteve të veçanta,  format e shkëmbimit të informacionit mbi programet shëndetësore, shkëmbimi i publikimeve dhe literaturës edukative në shëndetësi,  shkëmbimi i ekspertëve dhe grupeve të studimit,  programet afat-shkurtëra të bashkëpunimit pjesëmarrja e përfaqësuesve dhe ekspertëve të palëve në tubime shkencore dhe në projektet e ndërmarra si dhe  zbatimi i trajnimeve të specializuara për punëtorët shëndetësorë, e bursistë nga Shqipëria në Kroaci.
Gjatë vizitës së tij në Kroaci, Ministri Beqaj zhvilloi takime edhe në Agjencinë Kombëtare Kroate për Produktet Medicinale dhe Pajisjet Mjekësore, HALMED, ku mori mbështetjen për  modernizimin e Agjencisë Kombëtare shqiptare të Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore, për të realizuar  analiza të barnave, por edhe për të ofruar prezencë të ekspertëve GMP kroatë në liçensimin e linjave të prodhimit të barnave në Shqipëri.
Pjesë e rëndësishme e bisedimeve me HALMED-in, ishte edhe angazhimi reciprok për të shfrytëzuar mundësitë e bashkëpunimit në kuadrin e programeve të binjakëzimit në rrugën e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.
Po ashtu, Beqaj zhvilloi një takim me drejtues të Qendrës Shëndetësore të Zagrebit, ku u njoh me mënyrën e organizimit, të financimit, sistemit të referimit, marrëdhënies me pushtetin vendor, dhe përdorimin e shëndetësisë elektronike.Vizita e Ministrit Beqaj u përmbyll me takimin në Institutin Kroat të Urgjencës Mjekësore, ku u njof me përvojën e suksesshme kroate në ngritjen e një sistemi efiçent të urgjencës mjekësore

  • Sondazhi i ditës:

    Kredimarrësit e këqinj s’do marrin më kredi, si e vlerësoni rregulloren e BSH?



×

Lajmi i fundit

Elbasan/ Bleu karburant, me kartëmonedhë 100 euroshe false, arrestohet 35-vjeçari