Forcat e Armatosura të Shqipërisë dhe Garda Kombëtare e New Jersey-t zhvilluan javën e shkuar një stërvitje taktike artilerie në Fort Dix të New Jersey-t, duke dërguar sinjal për thellimin e partneritetit ushtarak SHBA–Shqipëri dhe rolin e Tiranës në sigurinë rajonale.
Lajmi u konfirmua nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në kryeqytet.
"Javën e kaluar, Garda Kombëtare e Ushtrisë së New Jersey-t dhe ushtarët e Forcave të Armatosura të Shqipërisë morën pjesë në një stërvitje taktike të artilerisë “Call for Fire” në Fort Dix, New Jersey, duke përmirësuar gatishmërinë luftarake, ndërveprimin dhe aftësitë e NATO-s. Programi i Partneritetit Shtetëror vazhdon të forcojë partneritetin afatgjatë SHBA–Shqipëri në mbështetje të sigurisë rajonale dhe kolektive" thuhet në njoftimin e saj në rrjete sociale.
Komente










