TIRANE- Fondi prej 300 000 lekësh të reja i mbledhur nga nisma “Shqipëria uron, Shqipëria dhuron”, nëpërmjet mesazheve në murin e Kryeministrisë, iu dhurua sot Shtëpisë së Fëmijës “Zyber Hallulli”.
 
Kjo nismë e kryeministrisë së bashku me “Albtelecom” ka realizuar mbledhjen e kësaj shume që nëpërmjet një çeku simbolik i është dhuruar drejtoreshës së Shtëpisë së Fëmijës Etleva Bisha.
 
Projekti “Shqipëria uron, Shqipëria dhuron” e ka patur fillesën në vigjilje të Krishtlindjeve, me synim bamirësinë nëpërmjet sms të urimit të shfaqura në fasadën e selisë së qeverisë.

Në këtë aktivitet, merrte pjesë edhe zëvendës ministrja e Mirëqenies Sociale, Bardhylka Kospiri.
 
Zëvendës ministrja u ndal tek pagesat e prapambetura të ndihmës sociale, duke përmendur shpërndarjen e tyre në dhjetor.
“Ka muaj të prapambetur nga pagesat e ndihmës sociale. Në dhjetor u shpërndanë pagesat e ndihmës sociale për 2013”, tha Kospiri.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)