Të ardhurat në raport me PBB ( ku përfshihen taksat dhe kontributet shoqërore neto si përqindje e PBB-së), arritën në BE në 40.0% vitin e kaluar me një rritje krahasuar me 2015 (39.7%).
Në zonën e euros, të ardhurat nga taksat përbënin 41.3% të PBB-së në 2016, pak më shumë se raporti 41.2% në vitin 2015.
Raportet më të larta të grumbullimit të taksave në raport me PBB-në i patën vende të tilla si Franca (47.6%), Danimarka (47.3%) Belgjika (46.8%) dhe Suedia (44.6%), pasuar nga Finlanda (44.3%), Austria dhe Italia (si 42.9%) ashtu edhe Greqia (42.1%).
Në anën tjetër të shkallës, renditen Rumania (26.0%), dhe Shqipëria me 27.1 për qind, Bullgaria (29.0%), Lituania (30.2%), Letonia (31.6%) dhe Sllovakia (32.4%) regjistruan raportet më të ulta.
Rritja më e madhe e të ardhurave ne raport me PBB-në ishte në Greqi, rënia më e madhe në Rumani krahasuar me vitin 2015. Rritja më e madhe ishte në Greqi (nga 39.8% në 2015 në 42.1% në 2016), në Holandë (nga 37.8% në 39.3%) dhe Luksemburg (nga 38.4% në 39.6%).
Në të kundërt, rëniet janë regjistruar në nëntë shtete anëtare, veçanërisht në Rumani (nga 28.0% në vitin 2015 në 26.0% në 2016), Austri (nga 43.8% në 42.9%) dhe Belgjikë (nga 47.6% në 46.8%).
Në vitin 2016, pjesa e taksave mbi prodhimin dhe importet ishte më e lartë në Suedi (ku përbënin 22.6% të PBB-së), Kroaci (19.6%) dhe Hungari (18.3%), ndërsa ato ishin më të ulëta në Irlandë (8.7%), (10.8%) dhe Gjermani (10.9%).
Për taksat që kanë të bëjnë me të ardhurat nga pasuria, pjesa më e madhe arkëtimeve është regjistruar në Danimarkë (30.0% e PBB), Suedi (18.8%), Finlandë (16.5%) dhe Belgjikë (16.3%).
Në të kundërt, Bullgaria (5.4%), Lituania (5.7%), Rumania (6.5%) dhe Kroacia (6.6%) regjistruan tatimet më të ulta mbi të ardhurat dhe pasurinë si përqindje e PBB-së.
Kontributet sociale neto përbënin një pjesë të konsiderueshme të PBB-së , në Francë (18.8%), Gjermani (16.7%) dhe Belgjikë (16.1%), ndërkohë që rezultatet më të ulëta janë vërejtur në Danimarkë (1.0% të PBB-së) dhe Suedi (3.3%).
Në vitin 2016, taksat mbi prodhimin dhe importet përbënin pjesën më të madhe të të ardhurave tatimore në BE (13.6% të PBB-së), pasuar nga kontributet shoqërore neto (13.3%) dhe tatimet mbi të ardhurat dhe pasuritë (13.0%). Monitor
dy.b/shqiptarja.com









