Shqipëria e fundit në rajon për subvencionet në bujqësi, profesori Guri: Fermerët duhet të drejtohen për çmimet dhe tregjet

Shqipëria renditet si vendi me mbështetjen më të ulët në rajon për fermerët. Profesori Fatmir Guri sugjeron që qeveria dhe Ministria e Bujqësisë të ndërtojnë politika për drejtimin e fermerëve drejt informacionit për çmimet dhe tregjeve për të cilat ka më shumë nevojë.

Në një intervistë për Report Tv në emisionin ‘Sot live në Shqipëri’ me gazetarin Nertil Agalliu, profesori Guri tha se zgjedhja duhet të mbetet gjithmonë e fermerëve pasi të drejtohen për të tejkaluar problematikat.

“Qeveria dhe Ministria ka detyrimin e bërjes së politikave. Një prej akseve pse ndërtohen politika qëndron në faktin e drejtimit të tyre drejt proceseve të prodhimit, kulturave bujqësore, elementëve të martketimit. Nëse do më kërkohej një shembull se si politikat drejtojnë fermerin drejt një elementi më të qëndrueshëm, do përmendja pragjet e mbështetjes që mundohen në mënyrë indirekte të tejkalojnë problematikat e përgjithshme. Qeveria duhet të drejtojë fermerët dhe blegtorët me anë të rritjes së nivelit të informacionit për çmimet, tregjet me qëllim që të bëjnë zgjedhjen. Në fund të fundit, zgjedhja duhet të mbetet gjithmonë e fermerëve”, tha Guri.

Sa i përket raportit të Bankës Botërore, Guri u shpreh se ka pasur vështirësi të madhe në tregje dhe inpute gjatë vitit 2022 por sido që të jetë, aplikimet për skemat e mbështetjes së fermerëve kanë qenë në rritje.

“Në Shqipëri, mbështetja për bujqësinë nuk vjen vetëm për fermerët, por edhe për strukturat e infrastrukturën bujqësore e cila është më e rëndësishme se vendet e tjera për shkak të klimës që kemi. Nëse në vitet 2017-2019 kemi nivel mbështetje që shkon rreth 2.6 miliard lekë, në vitin 2022 e ka tejkaluar dyfishin. Kjo sepse ka pasur vështirësi të rëndësishme në tregje dhe impute. Në këto kushte edhe mbështetja ka qenë e konsiderueshme. Aplikimet e këtij viti janë në rritje për të gjitha skemat. Fermerët janë shpërblyer dhe e shohin si mundësi për rritjen e aktivitetit të tyre ekomomik”, tha Guri.

Në përfundim vlerësoi se mbështetja është në drejtimin e duhur pasi kemi skemë që funksionon dhe për të cilën fermeri ka interes.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Deputetja në Kosovë: Në veri mund të ketë sërish provokime nga Serbia

Deputetja në Kosovë: Në veri mund të ketë sërish provokime nga Serbia