'Shqipëria e plagosur do ringrihet më fortë', Rama mesazh para Samitit të NATO-s: Takimin do ta shfrytëzoj për të folur për tërmetin (VIDEO)

'Shqipëria do të ringrihet më e fortë pas këtij rrëzimi të keq që në bëri kjo tragjedi', kështu është shprehur kryeministri Edi Rama, i cili ditën e sotme udhëton drejt Mbretërisë së Bashkuar për në Samitin e NATO-s. Kryeministri ka theksuar me anë të një video mesazhi se do të bëjë të pamundurën që të marrë ndihma për të prekurit nga tërmeti i 26-nëntorit.

Rama ndër të tjera u bën thirrje personave  të prekur nga tërmeti të mos kenë asnjë merak këto 24 orë që s’do jetë në terren, pasi do vijojë gjithçka si ditët e mëparshme me grupet e punës, ku sipas tij, ai vetëm nuk do të bënte dot pa to.

"Detyra ma kërkon të largohem drejt NATO-s. S'do mund të jem mes jush sot dhe nesër.  Por nesër pasdite do të fluturoj me një ndalesë në Romë. Do të jem i ftuar në një emision televiziv, dhe do të kërkoj solidaritet nga shpija jonë e dytë Italia. Me të mbaruar do të kthehem natën për mbledhje e zakonshme të orës 7 dhe seancën e parlamentit ku do të kalojmë buxhetin për nevojat bazike të krizës së tërmetit. Samitin e NATO-s do ta shfrytëzoj me sa të mundem për të folur për tërmetin. Këto 24 orë në terren gjithçka sipas planit. Skuadra atje po përballon, dhe unë pa ta nuk do të bëja as çerekun. " tha kryeministri.

Ndërkohë kryeministri Rama ka theksuar se vala e lëkundjeve është ulur dh epothuajse është shuar fare. Ai ka thënë se pas Samitit të Londrës, do të ndalet në Romë, ku do të marrë pjesë në një emision televiziv.

"Valët e tërmeti shyqyr janë ulur pothuajse fare. Dhe dalja nga kriza politike por rikthehet.  Për ata që nuk ndahen dot nga vendi ku janë do ti pajisim me çadra. Ne nuk po rrimë duarkryq dhe nuk po bëjmë sikur. Nuk kemi ndërmend të rrimë. Do të bëjmë akomodimin përfundimtar të të prekurve. ju lutem sa më pak televizor e portale. Sa përshtëri krijo. Përqafimeve të gjithëve. Çfarë nuk të vret të bën më të fortë. Lavdia më e madhe nuk është të mos rrëzohesh asnjëherë por të arrish të ngrihesh kur rrëzohesh. Jam i sigurt që Shqipëria e plagosur kaq keq do të ngrihet më e fortë pas këtij rrëzimi të kësaj tragjedie.. " përfundoi Rama.


Lajmi kryesor:

MOBILIZIMI/ Keni nevojë për strehim, ushqim apo transport pas tërmetit? Rama: Klikoni këtu për të zgjidhur problemin (VIDEO)


/b.ha./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Moti i keq, frika nga reshjet e dendura, bashkia Vlorë bën thirrje qytetarëve: Mos parkoni makinat në këto zona

Moti i keq, frika nga reshjet e dendura, bashkia Vlorë bën thirrje qytetarëve: Mos parkoni makinat në këto zona