MOBILIZIMI/ Keni nevojë për strehim, ushqim apo transport pas tërmetit? Rama: Klikoni këtu për të zgjidhur problemin (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama njoftoi sot se faqja e Platformës së Bashkëqeverisjes www.shqiperiaqeduam.al do të jetë e dedikuar 100% për njerëzit e prekur nga tërmeti që mund  të kërkojnë ndihmë për problemet dhe shqetësimet që kanë. Por si do të funksionojë kjo faqe dhe cfarë mund të kërkoni, Rama e shpjegon më poshtë.

"Duke qenë se ju jeni ekipi më i lëvduar nga populli i administratës shqiptare, gjithë ekipi i Platformës së Bashkëqeverisjes, duke qenë se keni një eksperiencë jo të vogël për të vënë në kamxhik zyrat që shërbime, duke qenë se sot kemi një problem të madh të adresimit të shqetësimeve të atyre që janë prekur nga tërmeti. Të gjithë duan përgjigje në të njëjtën kohë. Ne mendojmë se me një ndjesë drejtuar qytetarëve, të ndajmë veprimtarinë e platformës gjatë emergjencës dhe të gjithë forcat të adresohen te qytetarët. Që nga dita e sotme në platformën Shqipëriaqëduam.al, direkt qytetarët që duan informacion të shpejtë dhe përsëri si me logjikën bazë na japin mundësi të adresojmë problemin, të drejtohen këtu me një klik, që u jep mundësi të shtrojnë pyetje mbi disa zëra. 'Kam shqetësim për banesën' e dëmtuar dhe mjafton të lënë emrin dhe numrin e telefonit, apo nëse kanë edhe e-email. '

Kam nevojë për strehim' , për ata që janë pa cati se ua ka marrë tërmeti, 'kam nevojë për ndihmë mjekësore ose medikamente apo pako sociale' apo për 'ndihmë ushqimore, veshje, apo transport për në vendin e punës apo shkollë'. Këto janë zërat e vendosura këtu, kështu që cdo familje, vëlla, motër në emigracion që në kontakt me familjen ka shqetësime të caktuara që do të vijë në ndihmë apo ndeshet me këta njerëz nuk ka nevojë për të ardhur vërdallë, telefoni nga xhepi dhe klik 'shqipëriaqëduam.al' dhe gjithë ky ekip, që mund të konkurrojë edhe në Europë për kapacitetin për të dhënë përgjigje është në dispozicion, përgjigje në kohë reale. Do të funksionojë si fuqi mbështetëse e drejtuesit të zyrës së Emergjencës. Ka pushtetin për t'i thënë një ministri apo funksionari, këtu duhet dhënë përgjigje. Është një punë kolosale, por ju jeni tanimë përgatitur për një sfidë të re.

Qytetarët që kanë probleme të tjera u kërkojmë ndjesë sa të zgjasë emergjenca, një muaj, dy, tre, katër....uroj të jetë periudhë e shkurtër, por do të shikohet në vijim. Për të tjerët që kanë probleme të tjera, mund të vijojnë të shkruajnë, por nuk do u kthehet përgjigje për 10 ditë. Platforma nuk do të ndërveprojë në këtë kohë për qytetarët e tjerë. Kjo është një faqe unike e dedikuar për njerëzit e prekur nga tërmeti, të afërmit e tyre që janë në emigracion dhe duan ti ndihmojnë për të ditur cfarë do të bëhet me ata, nuk ka nevojë për login. Kam besim te ju që do të na zbardhni faqen. Shpresoj që brenda Dhjetorit të kemi sistemuar gjithçka dhe në janar të kthehemi në normalitet, ky është prioriteti jetik i qeverisë dhe shoqërisë në këtë moment" tha Rama.

Shqetësimet për të cilat mund të kërkoni ndihmë te Platforma e Bashkëqeverisjes
Kam shqetësim mbi gjendie e banesa
Kam nevojë për strehim
Kam nevojë për ndihmë mjekësore, medikamente apo pako sociale
Kam nevojë për ndihmë ushqimore, veshje apo produkte higjenike
Kam nevojë për transport në vendin e punës apo shkollë
Ka edhe një zë të gjashtë, shqetësime të tjera

1575388324_shqioerjaqeduam.jpg


Lajmi kryesor:

MOBILIZIMI/ Qeveria 57 mln € për tërmetin/ Rama: 3 lagje të reja për të pastrehët! Basha s'ka fantazi, sot iki në Londër në Samitin e NATO-s për ndihmë


Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:42
'Shqipëria e plagosur do ringrihet më fortë', Rama mesazh para Samitit të NATO-s: Takimin do ta shfrytëzoj për të folur për tërmetin (VIDEO)

'Shqipëria do të ringrihet më e fortë pas këtij rrëzimi të keq që në bëri kjo tragjedi', kështu është shprehur kryeministri Edi Rama, i cili ditën e sotme udhëton drejt Mbretërisë së Bashkuar për në Samitin e NATO-s. Kryeministri ka theksuar me anë të një video mesazhi se do të bëjë të pamundurën që të marrë ndihma për të prekurit nga tërmeti i 26-nëntorit.

Rama ndër të tjera u bën thirrje personave  të prekur nga tërmeti të mos kenë asnjë merak këto 24 orë që s’do jetë në terren, pasi do vijojë gjithçka si ditët e mëparshme me grupet e punës, ku sipas tij, ai vetëm nuk do të bënte dot pa to.

"Detyra ma kërkon të largohem drejt NATO-s. S'do mund të jem mes jush sot dhe nesër.  Por nesër pasdite do të fluturoj me një ndalesë në Romë. Do të jem i ftuar në një emision televiziv, dhe do të kërkoj solidaritet nga shpija jonë e dytë Italia. Me të mbaruar do të kthehem natën për mbledhje e zakonshme të orës 7 dhe seancën e parlamentit ku do të kalojmë buxhetin për nevojat bazike të krizës së tërmetit. Samitin e NATO-s do ta shfrytëzoj me sa të mundem për të folur për tërmetin. Këto 24 orë në terren gjithçka sipas planit. Skuadra atje po përballon, dhe unë pa ta nuk do të bëja as çerekun. " tha kryeministri.

Ndërkohë kryeministri Rama ka theksuar se vala e lëkundjeve është ulur dh epothuajse është shuar fare. Ai ka thënë se pas Samitit të Londrës, do të ndalet në Romë, ku do të marrë pjesë në një emision televiziv.

"Valët e tërmeti shyqyr janë ulur pothuajse fare. Dhe dalja nga kriza politike por rikthehet.  Për ata që nuk ndahen dot nga vendi ku janë do ti pajisim me çadra. Ne nuk po rrimë duarkryq dhe nuk po bëjmë sikur. Nuk kemi ndërmend të rrimë. Do të bëjmë akomodimin përfundimtar të të prekurve. ju lutem sa më pak televizor e portale. Sa përshtëri krijo. Përqafimeve të gjithëve. Çfarë nuk të vret të bën më të fortë. Lavdia më e madhe nuk është të mos rrëzohesh asnjëherë por të arrish të ngrihesh kur rrëzohesh. Jam i sigurt që Shqipëria e plagosur kaq keq do të ngrihet më e fortë pas këtij rrëzimi të kësaj tragjedie.. " përfundoi Rama.

/xy/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Wall Street Journal: Pse Shqipëria duhet të jetë destinacioni i radhës për udhëtarët e zgjuar

Wall Street Journal: Pse Shqipëria duhet të jetë destinacioni i radhës për udhëtarët e zgjuar