Shqipëria e ‘pushtuar’ nga i nxehti afrikan, meteorologu për ‘Përballje’: Temperatura të larta edhe ditët e ardhshme! Nga e premtja do kemi një tërheqje të valës

Vendi ynë është ‘pushtuar’ nga i nxehti Afrikan ditët e fundit, i cili vijon ndikimin e tij edhe gjatë ditës së sotme, ku temperaturat kanë kapur vlerat deri në 43 gradë celsius.

Por, edhe për sa ditë do të mbetemi në ndikimin e këtyre valëve të të nxehtit?

Për emisionin ‘Përballje’ meteorologu, Akil Osmani u shpreh se edhe në ditët në vazhdim do të kemi këto temperatura të larta, sidomos në qarqet Berat dhe Elbasan.  

“Vala e nxehtit që ka përfshirë europën jugore ka ndikuar edhe në territorin shqiptar duke bërë që të kemi temperatura deri në 43 gradë celsius  që janë regjistruar në mesditën e sotme. Qarqet që pritet të kenë këto temperatura pritet të jenë Elbasani, po ashtu edhe kryeqyteti. Edhe ditët në vijim do të sjellin temperatura të larta, ku dita e enjte dhe dita e  premte pritet që të sjellin rritje të temperaturave duke bërë që tashmë qarqet si Elbasan dhe Berat të regjistrojnë temperatura shumë pran vlerës 43 gradë celsius dhe këto janë të matura në hije, sepse nëse ne ecim në Berat në zona ku ka diell, e ndjejmë sikur është 47 gradë celsius”, tha ai.

Po, sipas meteorologut duke filluar nga dita e premte do të ketë një tërheqje të këtyre valve të të nxehtit.

“Mund të themi se është një verë e nxehtë, sepse ka pasur temperatura të larta edhe në qershor. Verë e nxehtë ka qenë edhe vitin e kaluar, sepse kemi pasur temperatura të larta dhe këto nuk janë normale për vendin tonë. Por nuk janë normale për muajin në të cilin ndodhemi.  Ne jemi prekur nga këto masa me origjinë afrikane dhe duke filluar nga e premtja do kemi një tërheqje dhe do zbres në 38 gradë, por deri në fund të muajit korrik do kemi temperatura të larta”, tha ai.

Për studiuesen sociale Entela Hidri, këto temperatura janë edhe më të larta në ambiente ku gatuajmë dhe ndikon edhe tek personi.

“Nuk po ekspozohemi ndaj temperaturave 39 e 40 por shumë më të larta, sepse afër një motori temperaturat janë edhe më të larta se sa kaq dhe kjo ndikon edhe tek personi nëse jemi mbi një motor, ose kur jemi duke gatuar dhe s’kemi kondicioner’, tha ajo.  

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:20
Temperaturat ekstreme, Eugena Tomini: Të shmangen daljet në oraret e pikut! Ja kategoritë që duhet të kenë kujdes

 

Stina e verës, me temperatura shumë të larta mund të jetë veçanërisht sfiduese për disa kategori të caktuara personash, nëse ekspozohen për një kohë të gjatë në diell.

Por, cilat janë disa nga këshillat që duhet të ndjekim për të përballuar këtë valë të nxehti dhe cilat kategori duhet që të shmangin ekspozimin në diell në këto ditë të nxehti ekstrem?

Për emisionin ‘Përballje’ drejtoresha e ISHP, Eugena Tomini teksa dha disa këshilla për qytetarët, theksoi se moshat e treta, gratë shtatëzëna dhe moshat e reja duhet që të shmangin daljen në oraret e pikut.

“Duhet vendosur kapelja, një çadër dielli nëse duhet që të lëvizin gjatë orareve ekstreme, një shishe me ujë është domosdoshmëri. Duhet që të hidratohemi nëpërmjet pirjes së ujit dhe të lëngjeve, duket të shmangim pijet me kafeinë, alkolinë.  Moshat e treta, gratë shtatëzëna dhe moshat e reja duhet që të shmangin daljen në këto oraret e pikut të temperaturave të larta nga ora 11 deri 4 pasdite . Rekomandohet qëndrimi në ambiente të freskëta dhe të konsumohen fruta dhe lëngje”, tha ajo.    

Sa i përket masave që flitet se do të merren për reduktimin e orëve të punës për administratën publike për shkak të valës ekstreme të të nxehtit, Tomini tha se kjo duhet të vlerësohet nga strukturat e qeverisë.

“Janë vlerësuar disa element, por në nivelin e politikbërjes i takon strukturave të emergjencave civile dhe atyre të qeverisë  për të dhënë rekomandime. Sigurisht ISSH pyet dhe rekomandon në çdo element dhe në çdo fazë. Situata është dinamike dhe vlerësohet në momentin e caktuar dhe strukturat përgjegjëse do të reflektojnë vendimmarrjen e caktuar”, tha ajo.

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Lufta/ Netanyahu gati të tërheqë 320 mijë rezervistë! 20 të vrarë dhe dhjetëra të plagosur në Bejrut

Lufta/ Netanyahu gati të tërheqë 320 mijë rezervistë! 20 të vrarë dhe dhjetëra të plagosur në Bejrut