Kryeministri Edi Rama deklaroi sot nga Vjena se Shqipëria mori një risk me pranimin e anëtarëve të MEK-ut, por ky ishte qëndrimi i unifikuar i politikës shqiptare. I pyetur nëse Shqipëria është gati për t'u përballur nga një sulm i mundshëm kibernetik pas deklaratave të Ali Khameneit dje, Rama u përgjigj duke thënë se cdo sulm mbi vendin tonë është një sulm mbi NATO-n.
"Ne nuk jemi posacërisht të rrezikuar pas ngjarjes. Ne e dimë shumë mirë që duke ndërmarrë hapin e përfshirjes në operacionin e mbrojtjes së jetëve të kërcënuar me vdekje nga regjimi i Teheranit, kemi marrë përsipër një risk. Jam shumë krenar që është marrë përsipër në mënyrë bipartizane. Në këtë drejtim politika shqiptare ka një qëndrim dhe e ka bërë këtë hap me një bindje të unifikuar në funksion të detyrimeve të një aleance të padiskutueshme me SHBA-në.
Dua ta nënvizoj se jemi anëtarë të NATO-s dhe cdo sulm mbi vendin tonë është një sulm mbi NATO-n. Të jemi të qartë. Për kë mund ta ketë imagjinuar përfshirjen tonë në NATO si celebrim të një statusi të ri dhe jo moment angazhimi për përballjen me risqet duhet ta rikonceptojë. Jemi në një botë që përballemi me armiq të lirisë dhe demokracisë. Jemi krenarë që jemi të dobishëm në mbështetje të aleancës që lufton për një botë më të mirë" tha Rama.
Lajmi kryesor:
Shqipëria merr zyrtarisht kryesimin e OSBE-së, Rama shpalos objektivat: Do ta nis nga Ukraina, kryefjalë dialogu, do zgjidhim problemet
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
26 Mars, 08:02
Sa të rëndësishme janë zgjedhjet e 11 majit për integrimin në BE?
-
Shumë
73.7%
-
Pak
20.4%
-
Nuk kam mendim
5.9%
Vota total: 1060
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Projekti për Automotoparkun në Elbasan, Rama: Motor i ri për ekonominë! Ambicia jonë, të mirëpresim garën e Formula 1
28 Mars, 13:21
-
Rama nga Elbasani: Premtime elektorale bëjnë ata që e dinë se do t’i humbin zgjedhjet, ne i kemi të garantuara
28 Mars, 12:25
-
Transformimi i Parkut Metalurgjik, Rama: Ta kthejmë në një destinacion! Pika që do të bashkojë Tiranën me Elbasanin! Bashkë me Auto Moto Parkun, frymëmarrje e re për qytetin
28 Mars, 12:07
-
Berisha e akuzon si hajdut të pronave të kishës, Rama e ironizon me bufin e kënetës: Përçartje madhështore!
28 Mars, 10:38
-
FOTOLAJM/ ‘Voto numrin 5 në 11 maj’, Rama: Të ndezim yllin e Shqipërisë në qiellin e Europës së Bashkuar
28 Mars, 09:20
-
‘Toka në Shkollë’, kryeministri Rama: Nxënësit mësojnë të kujdesen për natyrën duke mbjellë dhe korrur prodhime të freskëta
28 Mars, 07:59
-
Basha i përgjigjet Ramës nga Korça: S’është shenjë e mirë që zëri im të duket si sirenë policie Rame, kandidatët e mi s'kanë lidhje me 313
27 Mars, 22:43
-
Sondazhi i Piepolit në Report Tv/ Hoxha: Berisha është i pabesueshëm, ka oshilacione dhe ‘fatura’! Sefa: Kanë rënë të dy kampet! Kikia: Rënie shifrash! Deda: Ka zhgënjim
27 Mars, 22:07
-
Sondazhi i Piepolit në Report Tv/ Spahiu: Berisha nuk është Trumpist, sepse nëse nuk i hiqet Non-Grata, ai do dalë kundër SHBA-ve
27 Mars, 21:55
-
Rikthimi i amerikanëve në SPAK/ Basha: Mesazhi ndaj Ramës erdhi! SHBA, BE e Britania e Madhe pro SPAK
27 Mars, 21:04
-
'I denjë për serial NETFLIX'/ Rama replikon me Bashën: E di që s'doje ta merrte vesh mileti dashurinë tonë, por më foli zemra! SPAK-un s'doje as ta votoje, i ngjite gjumin armikut të kënetës (VIDEO)
27 Mars, 19:22
-
Kreshnik Spahiu: Pse gënjyen që Trump do mbyllte SPAK-un?
27 Mars, 17:41