Shqipëria merr zyrtarisht kryesimin e OSBE-së, Rama shpalos objektivat: Do ta nis nga Ukraina, kryefjalë dialogu, do zgjidhim problemet

VJENE-Shqipëria ka marrë sot zyrtarisht Presidencën e OSBE-së që do ta drejtojë përgjatë vitit 2020. Mëngjesin e sotëm Edi Rama mbërriti në zyrën e kryetarit të OSBE-së në Vjenë, ku u prit nga Sekretari i Përgjithshëm i OSBE, Thomas Greminger. Edi Rama e konsideroi këtë një moment historik për Shqipërinë.  "Është një ditë shumë e rëndësishme. Jam shumë krenar dhe ka një bashkëpunim shumë të mirë. Këtu kemi një ekip shumë të mirë me njerëz të nacionaliteteve të ndryshme" tha Rama.

Më pas kryeministri shqiptar mori fjalën dhe prezantoi programin dhe përparësitë e Shqipërisë në Këshillin e Përhershëm të OSBE-së. Dialogu, ishte kryefjala e përparësive në fjalimin e kreut të qeverisë shqiptare, por edhe lufta kundër krimit, ekstremizmit, anti-semitizmit, dhunës ndaj grave, toleranca, etj. Një tjetër përparësi sipas tij është edhe nxitja e lirisë së shprehjes dhe medias. Rama tha se misionin do ta nisë nga Ukraina.

"Kriza në Ukrainë mbetet sfida më e madhe e sigurisë në Europë. Përpjekjet për zgjidhjen e konflikteve do të jenë në krye të axhendës sonë. Ukraina do të jetë destinacioni im i parë si kryesues i OSBE-së. Nixtja e lirisë së shprehjes e medias dhe lufta kundër dhunës së gruas janë përparësi urgjente, trafikimit të qenieve njerëzore. Ka ardhur të sinjalizojmë një reagim ndaj një rritje të krimeve të urrejtjes dhe gjuhës së urrejtjes. Na duhet të përforcojmë platformat tona të dialogut me partnerët aziatikë dhe mesdhetar për bashkëpunim. Po flas në emër të një vendi, që dje u përcaktua si vend djallëzor në mes të Europës nga regjimi i Teheranit" tha ai ndër të tjera.

18 nga punonjësit në zyrën e OSBE-së janë shqiptarë ose 60% dhe 12 janë të huaj ose 40% e stafit prej të cilëve 2 italianë, 2 gjermanë, 2 norvegjezë, një austriak, një zviceran, etj. Kryeministri, njëkohësisht dhe Ministër për Europën dhe Punët e Jashtme, si dhe Kryetar i OSBE-së Edi Rama, do t’i paraqesë Këshillit të Përhershëm të OSBE-së përparësitë e Shqipërisë sot në Vjenë. Kryeministri Rama bëri edhe fotografitë tradicionale familjare të nisjes së misionit të drejtimit të OSBE; me ambasadorët e misioneve të vendeve anëtare në Vjenë; me shefat e misioneve në terren; me ekipin shqiptaro-ndërkombëtar të misionit tonë.


Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:13
Cakaj: Shqipëria e angazhuar për të promovuar sigurinë

1578575660_ckaja.jpg

"Shqipëria e angazhuar për të promovuar sigurinë" kështu është shprehur Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj i cili së bashku me Kryeministrin, Edi Rama njëkohësisht Kryetarin në Detyrë të OSBE-së, ndodhen në Këshillin e Përhershëm, në Vjenë, për të prezantuar prioritetet e Kryesisë shqiptare të OSBE-së për vitin 2020.

 Në një reagim në profilin e tij në rrjetet sociale Cakaj u shpreh: “Shqipëria do ta kryesojë OSBE-në duke u angazhuar për zbatimin real të parimeve tona dhe duke garantuar një qasje gjithëpërfshirëse në bashkëpunimin brenda organizatës.”

 Gjithashtu, Ministri Cakaj siguroi se Shqipëria do të angazhohet plotësisht për të promovuar sigurinë dhe të drejtat e më shumë se një miliardë banorëve, në 57 shtetet pjesëmarrëse.

Ora 14:12
A do të nisë dialog real me opozitën? Rama nga Vjena: Do flas kur të vij në Tiranë

1578575807_edirama.jpg
Kryeministri Edi Rama shpalosi disa objektiva nga Vjena me kryefjalë dialogun, por i pyetur nëse është gati të nisë një dialog real me opozitën në Shqipëri ai u përgjigj duke thënë se "Faleminderit për pyetjen, por do i përgjigjem në konferencën e shtypit në Tiranë si kryeministër dhe kryetar i mazhorancës. Këtu po komunikojmë në një tjetër format dhe në një tjetër kontekst" tha ai.  

Ora 14:05
Konflikti Ukrainë-Rusi për Krimenë, Rama: Jam këtu për të zgjidhur probleme jo për të krijuar (VIDEO)

Teksa u pyet për konfliktin mes Ukrainës dhe Rusisë, Kryeministri Edi Rama deklaroi sot nga Vjena se si kryetar në detyrë i OSBE, do të punojë që kjo krizë mes dy vendeve të mos thellohet. Rama duke iu përgjigjur gazetarëve është shprehur se do të punojë mbi bazat e  marrëveshjes së Minskit ku edhe Rusia edhe Ukraina janë dakord me të.

"Theksoj atë që unë thash, në paraqitjen time. Kryesuesi i OSBE unë nuk duhet të shprehë qëndrime, pikëpamje që mund të jenë të natyrshme kur flas si kryeministër i Shqipërisë, por në këtë pozitë që jam si kryesues i OSBE kjo nuk do të jetë njësojë. Kështu si kryesues i OSBE është të nxisë dialogun dhe mënyrën për të ecur përpare dhe të garantojmë paqe. Kriza në Ukrainë dhe rrotull saj është një sfidë shumë e madhe në Evropë. Duhet të mbështesim punën e monitoruesve në këtë zonë. Të punojnë me përfaqësuesin special . Të jemi sa më pozitiv që dy vendet të ruajnë paqen. Jam fuqimisht i angazhuar me vizitën në Rusi, që kjo krizë me Ukrainën të mos shkallëzohet më tej. Në mënyrë të vazhdueshme që të zbatohet marrëveshja e Minskit. E kemi marrë si bazë të njohur nga të dyja palët. " tha Rama.

Më tej Rama është pyetur sërish për pushtimin e Krimes nga Rusia, ndërsa kryeministri është shprehur se për këtë çështje nuk mund të flasë si një person i vetëm pasi do të jenë të gjitha shtetet që do të kontribuojnë për zgjidhjen e këtij problemi.

"Qëllimin e kam thënë. Ne duhet të shikojmë të gjitha mënyrat e mundshme që t;i sjellim palët afër njëra tjetrës. Qeveria e Shqipërisë kemi qenë të hapur për konfliktin mes Rusisë dhe Ukrainës. Por si kreu i OSBE nuk mund të jem kaq i hapur. Këto 57 shtet do të jenë bashkë për të ndihmuar për të zgjidhur këtë. Jam këtu që të zgjidh probleme, i uroj fat vetës dhe sekretarit të përgjithshëm në këtë rrugë. "  tha Rama.

Ora 14:05
Sekretari i OSBE-së: Shqipëria e besueshme! Rama: Ja ku do jetë fokusi jonë

Sekretari i Përgjithshëm i OSBE, Thomas Greminger u shpreh se Shqipëria është e besueshme dhe se mirëpret drejtimin e kësaj organizate nga vendi jonë. "Unë mirëpres kryesimin e OSBE-së nga Shqipëria. Jam mirënjohës që Shqipëria ka tashmë këtë mundësi që të drejtojë organizatën tonë. Kryesia e Shqipërisë është një arritje historike. Ju mund të mbështeteni tek unë dhe të plotë të sekretariatit gjatë këtij viti. Motoja e Shqipërisë për zbatimin e angazhimit më duket mjaft e mirë. Shqipëria e besueshme, sepse është përballur me mjaft sfida të sigurisë vet. Shqipëria ka një prezencë në terren të OSBE-së për shumë vite. Ne kemi nevojë për një buxhet që të dalim nga ky çark" tha ai.

Ndërkohë që kryeministri Edi Rama u shpreh se nuk synojnë që të rishpikin rrotën, por të qëndrojnë te parimet elementare të OSBE-së. "Do të flas në shqip për të festuar këtë fillim. Gjuha shqipe nuk është përdorur kurrë në këtë sallë. Ashtu sikur e thashë sfida jonë është të fokusohemi tek parimet elementare, bazike. Nuk kemi marrë drejtimin e OSBE-së për të rishpikur rrotën, as për të rishpikur OSBE-në, por duke studiuar dhe duke analizuar me shumë përkushtim të shkuarën në funksion të marrjes së drejtimit të OSBE-së kemi konkluduar se mbase jemi të vlefshëm si një vlerë e shtuar duke iu referuar parimeve elementare që janë në themelet e OSBE-së. Kjo do të thotë që jo thjeshtë të mjaftohemi me këto parime, si fjalë kyce që i përdorin të gjitha vendet anëtare, por si objektiva që cdo anëtar duhet të jetë i nxitur ti zbatojë në jetën e përditshme. Sfida jonë, jo e OSBE-së, por e jona, ti japim drejtimit tonë një profil respektues për të gjithë. Drejtimit sa më shumë frymëmarrje për të gjithë të kësaj organizate të larmishme dhe të sfiduar nga koha" tha Edi Rama.

Ora 14:03
Rama: Paketa anti-shpifje që miratuam ka 100% mbështetjen e OSBE-së (VIDEO)

Një nga përparësitë e Presidencës shqiptare të OSBE-së sipas kryeministrit Edi Rama është edhe nxitja e lirisë së shprehjes dhe medias. Por i pyetur nga gazetarët në konferencën për shtyp lidhur me paketën anti-shpifje, të shumëdebatuar që kaloi në fund të dhjetorit të kaluar në Kuvend, Rama tha se ka 100% mbështetjen e OSBE-së.

"OSBE nuk e ka kritikuar ligjin. Ne kemi punuar me ekipin e OSBE-së për një kohë të gjatë që të siguroheshim për qartësimet e vogla. Ligji që shkoi në parlament kishte dhe ka 100% mbështetjen e OSBE-së, që do të thotë se është një pjesë legjislacioni që është në përputhje me standardet e OSBE-së për të gjetur zgjidhje për ato që po përjetojmë për mediat online jo vetëm në Shqipëri po gjithë botën. Do të trajtojmë urrejtjen në përgjithësi që shpërndahet në mediat online si lëndë djegëse që nxit mediat. OSBE-ja është në harmoni të plotë me ne për këtë ligj" tha ai.

Ora 13:38
Shqipëria e rrezikuar nga Irani? Rama: Morëm risk me MEK-un, por çdo sulm mbi ne, është sulm mbi NATO-n (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot nga Vjena se Shqipëria mori një risk me pranimin e anëtarëve të MEK-ut, por ky ishte qëndrimi i unifikuar i politikës shqiptare. I pyetur nëse Shqipëria është gati për t'u përballur nga një sulm i mundshëm kibernetik pas deklaratave të Ali Khameneit dje, Rama u përgjigj duke thënë se cdo sulm mbi vendin tonë është një sulm mbi NATO-n.

"Ne nuk jemi posacërisht të rrezikuar pas ngjarjes. Ne e dimë shumë mirë që duke ndërmarrë hapin e përfshirjes në operacionin e mbrojtjes së jetëve të kërcënuar me vdekje nga regjimi i Teheranit, kemi marrë përsipër një risk. Jam shumë krenar që është marrë përsipër në mënyrë bipartizane. Në këtë drejtim politika shqiptare ka një qëndrim dhe e ka bërë këtë hap me një bindje të unifikuar në funksion të detyrimeve të një aleance të padiskutueshme me SHBA-në.

Dua ta nënvizoj se jemi anëtarë të NATO-s dhe cdo sulm mbi vendin tonë është një sulm mbi NATO-n. Të jemi të qartë. Për kë mund ta ketë imagjinuar përfshirjen tonë në NATO si celebrim të një statusi të ri dhe jo moment angazhimi për përballjen me risqet duhet ta rikonceptojë. Jemi në një botë që përballemi me armiq të lirisë dhe demokracisë. Jemi krenarë që jemi të dobishëm në mbështetje të aleancës që lufton për një botë më të mirë" tha Rama.

Ora 13:36
Drejtimi i Presidencës së OSBE-së, Rama: Do të bindim skeptikët (VIDEO)

Në konferencën për mediat pas fjalës në Këshillin e OSBE-së, kryeministri Rama u shpreh se në drejtimin e Presidencës së kësaj organizate do të punojnë për të bindur skeptikët. "Sapo dola nga një seancë me ndenja shumë të mira të inkurajimit nga fjalët që u thanë nga programi. Unë dhe ajo që është më e rëndësishme për mua dhe ne të gjithë në lidhje me ekipin tonë të mrekullueshëm dhe përgatitjet.

Kuptimi i intervenimeve ishte që përgatitjet janë të shkëlqyera dhe kjo është mjaft inkurajuese sepse kjo është legjitime që disa anëtarë edhe mund të kenë qenë pak skeptikë dhe më shumë se disa anëtarë në Shqipëri kanë shprehur skepticizëm, sesa të gatshëm jemi ne për të përballuar këto detyra.

Kjo është një detyrë historike, pasi është hera e parë që Shqipëria ka një rol në skenën ndërkombëtare. Ne sot filluam mirë dhe përcaktuam prioritetet tona. Ne nuk do të rishpikim botën apo ndonjë gjë tjetër, por të sigurohemi se baza do të mbetet sikur janë dhe nuk do të prishen nga disa era rrezikuese. Duam të bëjmë një ndryshim në terren. Të zbatojmë angazhimet tona bashkë" tha ai.

Ora 13:16
Rama: Do të bëjmë diferencën në drejtimin e Presidencës së OSBE-së (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama në fjalën përmbyllëse në Këshillin e OSBE-së theksoi se në drejtimin e Presidencës, Shqipëria do të bëjë diferencë. "Ne dëshirojmë që të sigurojmë që do të ketë gjëra bazike, që të vijojnë që të jenë qëllimi ynë dhe baza e kësaj organizate. Është inkurajuese që të kuptosh që bashkëpunimi dhe iniciativat tona janë në drejtimin e duhur, do të bëjmë më të mirën e mundshme për të siguruar theksimin e pikëpamjeve tuaja. Të japim prioritet dialogjeve politike mes liderëve.

Do të kemi kuptueshmëri mes kësaj organizate. Do ta bëjmë këtë gjë me respekt, pasi kështu do të vijojmë që të bëjmë diferencën dhe të marrim vëmendje, dhe të bindim të tjerët, që nuk na shohim ashtu sikurse duhet. Dua t'u falenderoj të gjithëve, ishte një eksperiencë shumë e mirë që ndodhem këtu, që u dëgjova të gjithëve. Do të kem parasysh gjithcka që ju do të thoni dhe të diskutoni" tha ai.

Ora 10:40
Rekrutimet në OBSE/ Rama thirrjeve vendeve anëtare: Sillni sa më shumë emra grash

1578561317_ramavjene.jpg
Një tjetër pikë e rëndësishme që preku kryeministri ishte edhe barazia gjinore. Në muajt në vijim, tha Rama presidenca e OSBE-së që do të drejtojë do të ketë nevojë për rekrutime, ndërsa u bëri thirrjeve vendeve anëtare të propozojnë sa më shumë emra kandidatesh. Ai tha se sa më shumë gra të angazhohen në punë reale aq më shumë punë reale do të bëhet.

"Në muajt në vijim do të kemi nevojë të rekrutojmë një numër krerësh dhe zv/ krerësh misionesh. Ju bëj thirrje që të na sillni sa më shumë që të jetë e mundur emra të kandidateve femra të kualifikuara. Duke qenë se kam një qeveri që është krenarisht në pesëshen botëror për balancën gjinore, ju siguroj që sa më shumë gra të angazhohen në punë reale aq më shumë punë reale do të bëhet" tha ai.

 

Ora 10:36
‘Po flas në emër të një vendi që Irani e cilësoi djallëzor’! Rama reagon për deklaratën e liderit Ali Khamenei (VIDEO)

Dialogu mes vendeve është kryefjala dhe përparësia e Presidencës shqiptare të OSBE-së për vitin 2020. Kryeministri Edi Rama shpalosi objektivat gjatë fjalës së tij nga lufta kundër krimit, ekstremizmit, anti-semitizmit dhe toleranca. Kreu i qeverisë shqiptare foli edhe për deklaratat e Teheranit dje, që e përcaktoi Shqipërinë si vend djallëzor.

"Përparësitë, nga lufta kundër krimit të organizuar dhe përhapjes së armëve të lehta.Organizata jonë shkëlqen në luftën kundër ekstremizmit dhe kibernetike. Dialogu është pika e tretë e përparësive. Ka ardhur koha të sinjalizojmë një përgjigje ndaj një rritje të pamohueshme të krimeve të gjuhës së urrejtjes. Nxitja e tolerancës do të jetë një tjetër përparësi. Një takim madhor do të jetë konferenca kundër anti-semitizmit në Tiranë. Ne ishim vendi që kishim më shumë hebrenj pas luftës se më parë. Si shoqëri që jeton në vëllazëri fetare, ne e njohim vlerën e saj dhe do të ndihmojmë të ndajmë përvojën tonë të kësaj harmonie.

Dialogu do të jetë për cështje politike për mbrojtjen e mjedisit, por edhe organizatat simotra BE-së, apo shoqërinë civile. Pres me padurim të bashkëpunoj me asamblenë parlamentare të OSBE-së. Situata në brigjet jugore tregon sa ngushtë është siguria e përbashkët. Po flas në emër të një vendi që dje u përcaktua si vend djallëzor në mes të Europës nga Teherani. Programet tona do të mbeteshin vetëm në letër pa ekipin kryesor të Shqipërisë në Tiranë dhe në Vjenë. Kemi angazhuar diplomatë dhe profesionistë, një ekip të talentuar. Kryesuar nga ambasadori Igli Hasani detyra e tyre do të jenë për të arritur  sa më shumë konsensus. Negociata e parë është miratimi i një buxheti të unifikuar, e di që kjo është dicka që shkakton dhimbje koke.

Nuk e shoh miratimin e buxhetit si një fitore të kryesisë shqiptare, do të thoja, që duhet të jetë dhe është detyra jonë kolektive drejt mbi 2800 pjesëtarëve të OSBE-së që u shërbejnë mbi 1 mld qytetarëve. Negociata e dytë është sigurimi i udhëheqjes së strukturës së OSBE-së përtej 2020. Synimi është të mbajmë dialogun të hapur mes të gjitha shteteve. Jam këtu duke marrë këtë përgjegjësi me shumë përulësi. Presim me padurim që të bëjmë më të mirë, duke mos pretenduar se të bëjmë më shumë se më të mirën. Tani presin që të nis dialog që do të zgjasë për një vit dhe me shpresë do të na sjellë në një vend më të mirë se ky jemi sot, nuk po flas për Vjenën, por ato që përmenda deri tani" deklaroi Rama.

Ora 10:18
Rama flet si kryesues i OSBE-së: Do ta nis nga Ukraina, rruga për paqen e qëndrueshme mbetet e gjatë (VIDEO)

Kryesimin e Presidencës shqiptare të OSBE-së, kryeministri Edi Rama deklaroi sot nga Vjena se do ta nisë nga Ukraina. Ai foli për rrugëtimin e Shqipërisë nga komunizmi dhe deri ditën e sotme kur mori zyrtarisht Presidencën e OSBE-së. "Viti ishte sfidues. Mblidhemi për të nisur punën për 2020, jam besimplotë se rruga e shtruar nga kryesia sllovake do të na shërbejë si referencë. Më lini t'u sjell në këtë moment të jashtëzakonshëm për vendin tim, që 45 vite më parë kur u themelua OSBE-ja, Shqipëria ishte një Kore e Veriut e Europës, e nxitur nga urrejtja ndaj botës së lirë. Ishte i vetmi shtet europian që refuzoi që të bëhej pjesë e OSBE-së dhe të denonconte krijimin e saj. Unë kam qenë pioner me shall të kuq, ndërsa tani u drejtohem si kryetar i kësaj organizate të 57 vendeve dhe 1 miliard banorësh.

Cfarë jetë për brezin tim në një periudhë të pabesueshme. Falenderoj ata që kanë punuar dhe kontribuar në rrugëtimin e vështirë të tranzicionit demokratik, mes tyre OSBE-ja ka qenë një prej pranive kyçe. Më lini të rrëfej se nuk më pëlqente shumë OSBE-ja ndërsa partia ime në qeveri më dukej shumë e ashpër, ndërsa kur isha në krye të opozitës shumë e butë. Pa OSBE-në gjithcka që ne dëgjojmë do të ishin më shumë probleme për t'u zgjidhur.

Ndjej mundësinë e madhe për të dhënë dicka mbrapsht për organizatën tonë, pasi OSBE-ja i ka dhënë kaq shumë Shqipërisë në kaq shumë vjet. Ndërkohë që Europa shënjohet nga konfliktet dhe bota nuk është në formën më të mirë. Për të qenë kuptimplotë, paqja dhe demokracia nuk duhet të jenë thjeshtë fjalët kyce, por objektivat tona të përbashkëta. Unë besoj se parimet bazë të Helsinkit, parimi i të drejtave territoriale dhe të drejtat e njeriut mbeten recetë e thjeshtë dhe objektive.

Tre elementë; rëndësinë për të nderuar angazhimet e përbashkëta, të përqendrohemi dhe përgjegjësia të ndahet mes 57 vendeve për të cuar para axhendën. Përparsia e Shqipërisë mbështet për ta nisur nga bazat. Të bëjmë dallimin në terren. OSBE-ja mund të dislokohet në mjedise konflikti dhe pas konflikti. Duhet të promovojmë punën pranë njerëzve. Kriza në Ukrainë mbetet sfida më e madhe e sigurisë në Europë. Ka pasur sinjale inkurajuese, i përgëzojmë. Rruga për paqen e qëndrueshme mbetet e gjatë. Do të mbështesim përpjekjet e grupit tre palësh. Ukraina do të jetë destinacioni im i parë si kryesues i OSBE-së. Përpjekjet për zgjidhjen e konflikteve do të jenë në krye të axhendës sonë" tha ai.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Xhemja: 09/01/2020 23:08

    Rama me becin e tije

    Përgjigju
  • Kafsha: 09/01/2020 19:11

    Mjeker mjekrash

    Përgjigju
  • Emi: 09/01/2020 10:40

    Shqipnija sate e zoja me rregullu punte e shpis vete ja ma te botes. A kuptoni se na skana vler per as gja

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë