TIRANE- Policia e Shtetit do të ndryshojë strategjinë e punës përsa i përket parandalimit të akteve terroriste. Në dokumentin strategjik të Forcave të Rendit nënvizohet se Shqipëria është një vend që mund të goditet ndaj terrorizmit. Ndaj dhe është parashikuar ristrukturimi i policisë.

“Terrorizmi ndërkombëtar aktualisht vlerësohet se: “...dominon spektrin e kërcënimeve asimetrike dhe parashikohet të përbëjë rrezik të drejtpërdrejtë për sigurinë e rajonit dhe të Republikës së Shqipërisë. Shqipëria është e ekspozuar ndaj rrezikut të mundshëm të ndonjë sulmi terrorist si rezultat i anëtarësisë në NATO dhe kontributit për paqen e sigurinë globale”, thuhet në dokumentin strategjik.