Shqipëria e shkarkoi, Panucci gati të rikthehet përsëri në Ballkan

Shqipëria e shkarkoi, Panucci gati të rikthehet përsëri në Ballkan

Ish- trajneri i Shqipërisë, Christian Panucci

Vetëm 6 muaj pas shkarkimit nga Shqipëria, tekniku italian Christian Panucci ka gati rikthimin në Ballkan, kësaj radhe në Greqi. Media italiane dhe greke flasin për akord të cilin vetë ish- trajneri i Shqipërisë ka arritur me ekipin e Arisit të Selanikut. 

Dy javë më parë Aris shkarkoi trajnerin Savvas Pantelidis pas humbjen 1-0 në Volos, ndërsa javën e kaluar mori një fitore të madhe 4-0 me Panathinaikos me në krye të pankinës, zv. trajnerin Apostolos Terzis. Por edhe nëse këtë javë mbyllet gjithçka mes Panuccit dhe Arisit, ai nuk do të mundet të debutojë të dielën përballë PAOK në 'Toumba'. 

46- vjeçari qëndroi dy vite në krye të Shqipërisë, ku veç stilit sulmues ndryshe nga paraardhësi i tij Gianni De Biassi nuk mori më shumë se katër fitore, nga të cilat dy miqësore. Ditën që iku nga Shqipëria pas humbjes 0-2 ndaj Turqisë në 'Loro Boriçi', italiani deklaroi se koha do e tregonte nëse ai kishte të drejtë apo jo. Bashkëkombasi dhe pasuesi i tij Edy Reja, ka marrë dy fitore dhe dy humbje pas zyrtarizimit të tij në prill dhe e ka rikthyer Shqipërinë në garë për një vend në Euro 2020.

Ndërkohë tek ekipi i Aris, aty ku më parë kanë luajtur Kristi Vangjeli, Mërgim Mavraj apo Migjen Basha, tekniku italian s'do ketë fatin të gjejë asnjë shqiptar.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Vranësira dhe temperatura të ulëta, parashikimi i motit për sot

Vranësira dhe temperatura të ulëta, parashikimi i motit për sot