TIRANE- Këshilli i Ministrave ka miratuar në mbledhjen e sotme marrëveshjen me qeverinë turke përsa i takon bashkëpunimin ushtarak financiar. Po kështu në kuadër të kësaj marrëveshje është miratuar edhe protokolli i zbatimit të ndihmës financiare.
 
Vendimi i miratuar sot në mbledhjen e qeverisë lidhur me bashkëpunimin financiar ushtarak është propozuar nga Ministri i Mbrojtjes.
 
Këshilli i Ministrave ndërkaq ka vendosur shpronësimin e pronarëve që preken nga objekti Merkato-Qendër në Berat; dhe të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, të cilët preken nga hapja dhe sistemimi i rrugës “11 nëntori”, segmenti nga shkolla “Jorgji Dilo” deri te “Rotonda tek posta” e bashkisë së Elbasanit.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)