Shqipëria fiton 0-2 dhe kryeson
grupin, lë pas Spanjën e Italinë

Shqipëria fiton 0-2 dhe kryeson<br />grupin, lë pas Spanjën e Italinë
Shqipëria mund Lihtenshteinin dhe merr komandën duke kryesuar grupin G me 6 pikë të plota pas dy ndeshjeve duke lënë pas Spanjën dhe Italinë me nga 4 pikë.
 
Kuqezinjtë bënë detyrën duke marrë tre pikë të rëndësishme përballë një kundërshtari modest si Lihtenshteini në transfertë.
 
Shqipëria zhvilloi një ndeshje të mirë në Vaduz përballë vendasve duke shënuar nga një gol për cdo pjesë.
 
Në pjesën e parë ishte Jahmir Hyka që shënoi golin e parë në minutën e 11 pas një rrëmuje në zonë, ndërsa një meritë të veçantë ka edhe Roshi me asistin.
 
Në 45’ e para kuqezinjtë tentuan sërish për të dyfishuar me Balajn, Roshin dhe Llullakun, por vendasit nuk lejuan golin e dytë, por jo për shumë kohë, pasi në pjesën e dytë ishte shkodrani që vulosi fitoren.
 
Në të 71’ pas një krosimi nga Hysaj, Balaj dërgoi topin në rrjetë duke vulosur përfundimisht fitoren.
 
Tashmë Shqipëria pret e qetë ndeshjen me Spanjën ditën e diel në Shkodër. 

Në ndeshjet e tjera në grupi Italia barazoi me Spanjën 1-1 duke i dhënë mundësi Shqipërisë që të kalonte në vendin e parë në grup.
 
Ndërsa Maqedonia humbi me Izraelin 1-2 në shtëpi. 

Renditja e grupit G
Shqipëria

Ndeshja Lihtenshtejn-Shqipëri minutë pa minute
90’ Mbyllet ndeshja me fitoren e Shqipërisë 0-2

76’ Goditje dënimi për Shqipërinë, gjuan Cikalleshi, topi përplaset fillimisht ne mur e në tentativën e dytë përfundon jashtë.

71’ Kroson Hysaj, Balaj nuk fal herën e dytë duke shënuar golin e sigurisë për Shqipërinë.
Shënon Balaj
(Foto: EPA / GIAN EHRENZELLER)

shenon balaj
shenon balaj
shenon balaj
shenon balaj



70’ Roshi krosim të saktë për Balajn, godet me kokë fuqishëm shkodrani, por portieri ka bërë mrekullinë duke e larguar nga këndi.

69’ Largohet Llullaku, në vendin e tij futet Sokol Cikalleshi. 

58’ Migjen Basha provon ta gjejë portën nga një distancë e madhe, por goditja është e gabuar.

53’ Shqipëria një rast të artë për të shënuar me Lilën, i cili përfiton nga një gabim i mbrojtjes vendase duke lëshuar një predhë nga jashtë zonës, që kalon ngjitur me shtyllën.

rasti i arte i liles
rasti i arte i liles
rasti i arte i liles

50’ Lihteshteini jep sinjalin e parë duke kërcënuar portën kuqezi me një gjuajtje nga mesfusha me Marcel Buechel, e cila përfundon pak cm nga kuadrati. 

46’ Largohet Abrashi dhe në fushë futet Andi Lila. 

45’ Nis pjesa e dytë e ndeshjes Lihteshtein-Shqipëri

45’ Mbyllet pjesa e parë 1-0 për Shqipërinë.

40’ Kukeli dëmtohet, në vend të tij futet Migjen Basha.

demtohet kukeli
demtohet kukeli
demtohet kukeli

38’ Portieri Berisha nuk është vendosur asnjëherë në provë nga Lihteshteini.
 
35’ Sërish Roshi që tenton të shënojë një të njëjtën mënyrë, por bllokohet nga mbrojtja.
 
33’ Odise Roshi merr krahun nga e majta dhe futet në zonë, gjuan fuqishëm, por topi ndalet nga portieri. 

30’ Tjetër rast i mirë për Shqipërinë për të shënuar, por mungon finalizimi.
 
28’ Goditje dënimi për Shqipërinë, krosim në zonë pa rrezikshmëri.
 
25 Roshi kroson nga e djathta për Balajn në zonë, por topi largohet nga zona.
 
20’ Hyka tenton sërish për të depërtuar në mbrojtjen vendase, por bllokohet.

11' Shqipëria shënon përballë Lihteshteinit me Jahmir Hykën

shenon hyka
shenon hyka
Shënon Balaj
(Foto: EPA / GIAN EHRENZELLER)

shenon hyka

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Protesta, militantët mblidhen në selinë blu! Pritet të marshojnë drejt Kryeministrisë

Protesta, militantët mblidhen në selinë blu! Pritet të marshojnë drejt Kryeministrisë