Shqipëria fiton medalje argjendi, gjimnasti rus shkëlqen në kampionatin botëror

Shqipëria fiton medalje argjendi, gjimnasti rus shkëlqen në kampionatin botëror

Gjimnasti rus që përfaqëson Shqipërinë në kampionatin botëror që po zhvillohet në Baku, Matvei Petrov arriti t’ia dalë mbanë e të fitojë medaljen e argjendë në disiplinën e njohur të ‘Kalë me dorëza’.

Mes një rivaliteti tepër të madh 31-vjeçari, shkëlqeu dhe arriti të grumbullonte jo pak pikë, por plot 14.466.

Kjo nuk është hera e parë që Petrov përfaqëson flamurin e Shqipërisë nëpër botë, ai ka marrë pjesë dhe në kompeticione të tjera shumë të rëndësishme, ai garon prej vitesh me ngjyrat kuqezi ndërkohë zotëron dhe pasaportë shqiptare.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj  ka përgëzuar gjimnastin e klubit kryeqytetas që na ka bërë krenar. “BRAVO Matvey, na bëre krenar! Atleti i KS TIRANA solli në Shqipëri medaljen e argjendtë, në gjimnastikë”, shkruan Veliaj.

Kjo nuk është hera e parë që Petrov mban lart flamurin e Shqipërisë nëpër botë. Diçka të tillë e ka bërë edhe në kompeticione të tjera të rëndësishme. Gjimnasti i ekipit të Tiranës garon prej vish me ngjyrat kuqezi, teksa zotëron pasaportë shqiptare.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Sali Berisha: Do heqim mesataren për pranimin në universitete! Studentët do marrin 200 euro çdo muaj

Sali Berisha: Do heqim mesataren për pranimin në universitete! Studentët do marrin 200 euro çdo muaj