Shqipëria fiton ndaj Becchetit
në Arbitrazh për HEC Kalivaç

Shqipëria ka fituar përballjen në Arbitrazh ndaj Francesco Becchetit, lidhur me Hidrocentralin e Kalivaçit. Në një njoftim të ministrisë bëhet me dije se Shqipëria ka fituar betejën me shoqërinë Hydro S.R.L, e cila është në pronësi të Becchetit, ku tashmë ky i fundit do të duhet t'i paguajë shtetit shqiptar dëmin e shkaktuar. 

Beccheti paditi shtetin shqiptar në tetor të vitit 2014 në Arbitrazhin Ndërkombëtar, duke kërkuar zgjidhje të marrëveshjes së koncesionit mes palëve ndërgjyqëse për ndërtimin e një hidrocentrali në Kalivaç, ndërsa Shqipëria iu përgjigj me kundërpadi për procesin, duke sqaruar se paditësi, në këtë rast Beccheti, ka qenë në shkelje dhe mospërputhje të kontratës së koncesionit dhe ka shkaktuar një dëm prej 158 milionë euro. Ndërkohë, krahas kësaj pagese, Shqipëria kërkoi edhe pagesën e kamat-vonesave për mospërmbushjen e kontratës deri në vlerën 12 milionë euro, si dhe të kostove ligjore e të procesit të arbitrazhit.

Pas një hetimi të gjatë të çështjes prej 4 vitesh, Arbitrazhi ka vendosur t'i japë të drejtë Shqipërisë, duke rrëzuar pretendimet e Becchetit dhe ngarkuar këtë të fundit me faj për mospërmbushjen e Kontratës dhe me pagesën e kamat-vonesave deri në vlerën e cituar më lart dhe të të gjithë kostove ligjore dhe të procesit të arbitrazhit të pësuara nga i Padituri, në një vlerë prej rreth €1,258,642.00 (një million e dyqind e pesëdhjetë e tetë mijë e gjashtëqind e dyzetë e dy Euro).

Përmbledhje e arbitrazhit me reference ICC Case 20564
Republika e Shqipërisë (duke vepruar nëpërmjet Ministrisë së Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit dhe Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjisë) u padit në Tetor 2014, në Arbitrazhin Ndërkombëtar të Dhomës Ndërkombëtare të Tregtisë (“Arbitrazhi i ICC”) nga shoqëriaHydro S.R.L., ku u kërkua zgjidhja e marrëveshjes së koncesionit të lidhur midis palëve ndërgjyqëse për ndërtimin e një hidrocentrali në Kalivaç, për faj të Shqipërisë, dhe pagesa e një dëmshpërblimi në një vlerë prej €137,235,090.00 (njëqind e tridhjetë e shtatë million e dyqind e tridhjetë e pesë mijë e nëntëndhjetë Euro) si edhe e të gjithë kostove të Paditësit dhe procesit të arbitrazhit.

Republika Shqipëria paraqiti kundërpadi në këtë proces ku pretendoi se, pavarësisht nga mirëbesimi dhe vullneti i mirë që ka karakterizuar gjithmonë Shqipërinë në lidhje me zbatimin e këtij koncesioni, Paditësi ka qenë në shkelje dhe mospërmbushje të kontratës së koncesionit, për fajin e tij, duke i shkaktuar në këtë mënyrë një dëm prej €158,000,000.00 (njëqind e pesëdhjetë e tetë million Euro). Krahas pagesës së këtij dëmi, Shqipëria kërkoi edhe pagesën e kamat-vonesave për mospërmbushjen e kontratës deri në vlerën prej €12,900,000.00 (dymbëdhjetë million e nëntëqind mijë Euro) si edhe të kostove ligjore dhe të procesit të arbitrazhit.

Trupa e gjykimit vendosi që të rrëzojë të gjithë pretendimet e Paditësit, duke e ngarkuar këtë të fundit me faj për mospërmbushjen e Kontratës dhe me pagesën e kamat-vonesave deri në vlerën e cituar më lart dhe të të gjithë kostove ligjore dhe të procesit të arbitrazhit të pësuara nga i Padituri, në një vlerë prej rreth €1,258,642.00 (një million e dyqind e pesëdhjetë e tetë mijë e gjashtëqind e dyzetë e dy Euro). 

Në një vendim të dytë, Trupa e gjykimit do të vendosë vlerën e dëmshpërblimit që Paditësi do të duhet t’i paguajë Shqipërisë për mospërmbushjen e kontratës së koncesionit për faj të tij, bashkë me të gjithë interesat dhe kostot e tjera të zbatueshme.

arbitrazhi

arbitrazhi

arbitrazhi
(Vendimi i Arbitrazhit)

d.c./shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 8 Janar, 21:20

    Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

Berisha shkon në burgun e Fierit për t'u takuar me Ervin Salianjin, i dënuar 1 vit për kallëzim të rremë në dosjen 'Babale'

Berisha shkon në burgun e Fierit për t'u takuar me Ervin Salianjin, i dënuar 1 vit për kallëzim të rremë në dosjen 'Babale'