Shqipëria fiton një pozicion
në FIFA, e 54-ta, Italia e 15-ta

Shqipëria ngjit një pozicion në renditjen e muajit mars në FIFA të publikuar gjatë ditës së sotme.
 
Kombëtarja mban vendin e 54-të në këtë renditje në kuotën e 623 pikëve duke fituar një pozicion krahasuar me një muaj më parë pavarësisht se nuk ka zhvilluar asnjë ndeshje.
 
Sa i takon skuadrave të tjera të grupit tonë kualifikues për Rusi 2018, Italia kundërshtari i radhës mban vendin e 15-të në FIFA.
 
Përballja e 24 marsit Itali-Shqipëri është shumë e rëndësishme për të dyja skuadrat ku De Biasi do të ketë mungesa të mëdha në mbrojtje.
 
Një pozicion e fiton edhe Kosova që mban vendin e 164-të në FIFA. Renditjen e këtij muaji e kryeson Argjentina e ndjekur nga Brazili dhe Gjermania.

shqiperia renditja

italia renditja

vendi pare renditja
 
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

U konfliktua me doganierin, nis hetimi për shefin e stacionit të Policisë Kufitare Kapshticë

U konfliktua me doganierin, nis hetimi për shefin e stacionit të Policisë Kufitare Kapshticë