Shqipëria hakmerret ndaj Izraelit
fiton 0:3 e rimerr vendin e tretë
VIDEO/Golat e sfidës Izrael-Shqipëri
FOTO/Fanellat e bardha u sjellin fat

Shqipëria hakmerret ndaj Izraelit<br />fiton 0:3 e rimerr vendin e tretë<br />VIDEO/Golat e sfidës Izrael-Shqipëri<br />FOTO/Fanellat e bardha u sjellin fat
Shqipëria “hakmerret” ndaj Izraelit.
 
Kuqezinjtë e Gianni De Basit fitojnë 0:3 sfidën direkte ndaj Izraelit në Haifa, duke i kthyer kështu të njëjtin rezultat me të cilin ata fituan në “Elbasan Arena” në nëntor të vitit të kaluar, në atë sfidë plot polemika dhe dyshime për arbitrimin e ndeshjes.
 
Dy herë e djathta vrasëse e Armando Sadikut dhe mesfushori Ledian Memushaj gjunjëzuan vendasit, në sfidën eliminatore për kualifikueset e Kupës së Botës "Rusi 2018". 

0:3 për Shqipërinë dhe rimarrja e vendit të tretë në Grupin G duket se tashmë është një mision i kryer nga kuqezinjtë.

Shqipëria ka nëntë pikë pas gjashtë ndeshjesh, po aq sa edhe Izraeli, por me golavarazh më të mirë. Ndeshja e ardhshme e kuqezinjve do jetë ajo kundër modestëve të Liechtenstein në dy shtator.

Fitorja e Shqipërisë ndaj Izraelit, UEFA: Paraqitje mbresëlënëse

Pas fitores së kombëtares shqiptare ndaj Izraelit me rezultatin 3-0, ka ardhur dhe reagimi UEFA-s, e cila shkruan në faqen e saj në internet se, paraqitja e Shqipërisë ka qënë mbresëlënëse.

Flet tekniku De Biazi: Doja golin e katërt, por jo të pësonim

Pas fitores së kombëtares 3-0 ndaj Izraelit, ka folur edhe tekniku De Biazi i cili kohët e fundit është lakuar shumë për shkak të humbjeve që ka pësuar skuadra kohët e fundit.

Në një intervistë të dhënë për Supersport, tekniku Italian ka thënë se ndihet I qrtë që skuadra fitoi një ndeshje të vështirë duke theksuar se kritikat I kupton kur janë konstruktive.

 “Kritikat janë pjesë e kësaj pune. Nëse kritikat janë konstruktive mua më pëlqejnë. Ato që thuhen vetëm mbi rezultatin nuk i marr për bazë”, është shprehur De Biazi. 

I pyetur se çfarë ndryshoi te kjo skuadër pasi ishte i njëjti trajner dhe e njëjta skuadër? De Biazi ka thënë se pati më shumë kohë të fliste me lojtarët.

“Mundësia ime këtë herë ishte ajo që kisha të rrija gati dy javë me ta. Pata mundësinë që tu shpjegoja shumë gjëra. Ishte e vetmja gjë që me kishte mbetur peng ajo humbje në Elbasan. Të gjitha ndeshjet e tjera mund të luash për fitore përveç Italisë dhe Spanjës” – tha trajneri.

Gjithashtu tekniku ka treguar edhe pse o kërkoi lojtarëve të mos rrezikonin të pësonin pas golit të tretë.

“Nuk doja të pësonim. Në fakt doja që të shënonin edhe golin e katërt. Futbollistët  mu bindën dhe nuk lejuan të pësohej një gol”, tha tekniku i kombëtares shqiptare.

Pjesa e parë 0:2
Shqipëria kryesoi 0:2 pjesën e parë të takimit falë dy golave të bomberit kuqezi dhe mesfushorit vlonjat Memushaj. Golat e takimit u shënuan në pjesën e parë, përkatësisht në minutën e 21 dhe 43 nga pothuajse i njëjti pozicion.
 
Vlen të theksohet dopieta e Sadikut i cili si në rastin e golit të parë ashtu dhe të dytin tre minuta nga fundi i 45 minutëshit të parë, Sadiku gjuajti fort nga distanca me të djathtën duke mos i dhënë asnjë shans portierit vendas.
 
Pjesa e parë e takimit u mbyll me shifrat 0:2 për Shqipërinë.
 
Pjesa e dytë
Edhe fraksioni i dytë i lojës flet për ekipin e De Biasit.
 
Në minutën e 70 të takimit kuqezinjtë shënojnë golin e tretë pas një kundërsulm i shpejtë në krah. 

Sokol Çikalleshi, i sapofutur në lojë si zëvendësues i Sadikut, jep një top të saktë për Memushajn i cili shënon me lehtësi në portën e Goresh. 

Shqipëria hakmerret kështu ndaj Izraelit për humbjen 0:3 që na shkaktoi në atë takim plot polemika lidhur me arbitrimin e ndeshjes në nëntor të vitit të kaluar. ​

Ndeshja Izrael-Shqipëri

Ora 22:15 Shqipëria shënon edhe golin e tretë ndaj Izraelit
Ledian Memushaj, mesfushori kuqezi i Pescarës në kampionatin italian të futbollit, shënon golin e tretë për Shqipërinë ndaj Izraelit, në ndeshjen e cila po luhet në Haifa. 

Një kundërsulm i shpejtë i kuqezinjve nxjerr Memushajn të vetëm përballë portierit Goresh, duke e mposhtur atë për të tretën herë gjatë këtij takimi. 


VIDEO-Gol i tretë i shënuar nga Memushaj


Ora 21:50 Nis pjesa e dytë e takimit, s'ka ndryshime në formacion

Ora 21:35 Përfundon pjesa e parë Izrael-Shqipëri 0:2

Ora 21:30 Sadiku shënon sërish, Shqipëria kryeson 0:2
Armando Sadiku ka shënuar sërish një gol mjaft të bukur nga jashtë zone në minutën e 43.

Shqipëria kryeson pjesën e parë me shifrat 0:2. 


VIDEO-Goli i dytë i shënuar nga Sadiku

sadiku

Ora 21:06 Shqipëria kalon në avantazh, shënon Armando Sadiku
Shqipëria kalon në avantazh në Haifa përballë Izraelit vendas. Armando Sadiku gjuan fort nga 20 metra dhe shënon, duke i dhënë epërsinë kuqezinjve. 

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Institucionet e drejtësisë refuzojnë komisionin ‘Antikorrupsion’, Prokuroria e Përgjithshme për Report Tv: S'marrim pjesë, japim opinion nëse na kërkohet

Institucionet e drejtësisë refuzojnë komisionin ‘Antikorrupsion’, Prokuroria e Përgjithshme për Report Tv: S'marrim pjesë, japim opinion nëse na kërkohet