'Hirushja' e Euro 2024, kështu e cilëson Calciomercato në Itali kombëtaren shqiptare dhe atë gjeorgjiane në Euro 2024. Të ndodhur në Grupin B me Italinë, Spanjën dhe Kroacinë, kuqezinjtë e Sylvinhos kërkojnë të lënë shenjë në një grup "ferri".
Tanimë në Itali kanë nisur të mos kenë shumë besim te ekipi i tyre, teksa kërkojnë të vendosin alarmin. Calciomercato.com shton se pjesa dërrmuese e lojtarëve të Shqipërisë kanë dalë nga Serie A dhe B, teksa janë rrezik për Italinë.
"Shqipëria dhe Gjeorgjia janë 'Hirushja' e Euro 24. Janë dy kombëtare që zgjojnë kuriozitetin më të madh mes 24 pjesëmarrëseve. Për Italinë, ky do të jetë kundërshtari i parë, Shqipëria.
Janë rreth 10 lojtarë të thirrur nga Sylvinho që i përkasin Serisë A ose Serisë B, pa përmendur këtu edhe të tjerë që kanë dalë nga Seria A si Manaj, Ajeti, Strakosha. Një Kombëtare solide dhe intriguese, e cila fitoi grupin përpara Polonisë apo çekëve.
Ndryshe nga pjesëmarrja në 2016, tani Shqipëria është më e pjekur dhe kërkon kalimin në 1/16. Sigurisht që grupi me Italinë, Kroacinë dhe Spanjën është i ndërlikuar, por 'shqiponjat' e dinë se mund të befasojnë", shkruan 'Calciomercato'.
Kujtojmë se kuqezinjtë e nisin aventurën më 15 qershor kundër Italisë, për të vijuar më pas më 19 qershor kundër Kroacisë dhe më 24 qershor kundër Spanjës.
S.Dh/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
15 Shkurt, 08:36
Çfarë vlerësimi keni për punën e e SPAK-ut deri më sot?
-
Pozitiv
39.5%
-
Negativ
49%
-
Jam i/e dyzuar
11.5%
Vota total: 11379
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Itali/ Vrau vjehrrit e saj dhe kufomat i fshehu në valixhe, Gjykata e Firences dënon me 30 vjet burg shqiptaren Elona Kalesha
12 Shkurt, 17:39
-
U ndoq nga 12.6 mln vetë, mbyllet nata e parë e Sanremos! Këngët më të pëlqyera dhe mesazhi emocionues i Papa Françeskut
12 Shkurt, 15:36
-
Itali/ Çmontimi i klanit shqiptar që fitimet e grabitjeve i investoi në 25 mln euro kokainë, furnizohej nga celulat në Britani, Holandë e Belgjikë (FOTOT)
9 Shkurt, 20:18
-
Papa Françesku ndërpret predikimin: Kam vështirësi në frymëmarrje (VIDEO)
9 Shkurt, 13:25
-
Perugia/ Nuk bindi dot karabinierët se ku po shkonte, 29-vjeçari shqiptar kapet me kokainë për shitje në makinë
4 Shkurt, 16:25
-
Itali/ Meloni reagon për hetimet e prokurorisë: Disa magjistratë duan të ndikojnë politikat kombëtare
31 Janar, 11:08
-
Kupa e Botës 2026/ Dalin në shitje biletat e ndeshjes Shqipëri – Andorra
28 Janar, 16:08
-
'Zemra kuqezi', Ylber Ramadani: Në kualifikueset e Botërorit do të tentojmë surprizën! Rashica: Kombëtarja ëndërr për mua
28 Janar, 12:40
-
Spanjë/ Trajneri i kombëtares De La Fuente rinovon kontratën deri në vitin 2028
27 Janar, 15:20
-
Vrau dëshmitarin e drejtësisë në Slloveni dhe ukrainasin në Itali, kush është ish-ushtaraku shqiptar i arrestuar! Anëtar i mafias malazeze ‘Skaljari’ (EMRI+SKEDA)
27 Janar, 10:42
-
Itali/ Shqiptarit i kapen 863 mijë € cash të fshehura në dollap e makinë, vihet në pranga! Dyshohet se i përfitoi nga shitja e drogës (VIDEO)
26 Janar, 20:53
-
SPAK arreston Kreshnik Farrukun, zbardh rolin në grupin që mbushi Italinë me kokainë nga Amerika e Jugut! Ishte lënë në arrest shtëpie
12 Janar, 15:28