Eurodeputetja holandeze Tineke Strik i është bashkuar protestës së sotme të qytetarëve para godinës së Kryeministrisë në Tiranë.
Gjatë fjalës së saj para të pranishmëve, Strik shprehu solidaritetin e saj të plotë me protestuesit.
Teksa vlerësoi qëndresën e protestuesve, eurodeputetja holandeze premtoi se zëri i qytetarëve do të dëgjohet në institucionet europiane.
“Solidaritet të me popullin shqiptar që po proteston. Vijoni me mobilizimin në protestë, fjala juaj do shprehet edhe në Bruksel. Do luftojmë për të njëjtat vlera, ashtu siç luftojnë edhe shqiptarët, për demokraci”, deklaroi eurodeputetja.
Më tej eurodeputetja theksoi se shoqëria shqiptare nuk pranon shtypjen e lirive themelore, teksa kërkoi reflektim nga qeveria shqiptare.
“Kjo tregon se populli shqiptar nuk e pranon mohimin e të drejtës së fjalës dhe se qeverisja duhet të dëgjojë qytetarët dhe jo njerëzit e pasur”, vijoi ajo.
Më tej Strik, bazuar në kërkesën për moratorium në zonat e mbrojtura, kërkoi ndalimin e ndërtimeve në këto zona. Ajo deklaroi gjithashtu se me këtë protestë Shqipëria po tregon se i përket Bashkimit Europian.
“Moratoriumi sugjernon që të ndalohen ndërtimet në zonat e mbrojtura në Shqipëri. Shqipëria me këtë protestë po tregon se i përket BE-së”, përfundoi eurodeputetja holandeze.
Lajmi kryesor:
Dita e 30-të e tubimit nis me tensione për një banderolë, protestuesit ‘mësyjnë’ te Politekniku dhe shqyejnë derën! Nesër para Parlamentit dhe në Rrjoll





