Shqipëria i 'rrëmben' Serbisë kompaninë e njohur koreano-jugore, mediat serbe: Mbyllen 350 vende pune

Shqipëria i 'rrëmben' Serbisë kompaninë e njohur koreano-jugore, mediat serbe: Mbyllen 350 vende pune

Kompania korenao-jugore Yura me qendër në Serbi

SERBI - Revista serbe ‘Monitor’ i ka kushtuar një artikull fabrikës koreano-jugore 'Yura' me qendër në Leskovac në Serbi, e cila do të zhvendoset së shpejti në Shqipëri. 'Yura Corporation' e specializuar për prodhimin e kabllove është kompania bashkëpunëtore e prodhuesve më të mëdhenj të automobilave të Koresë së Jugut si 'Kia Motors' dhe 'Hyundai Motors'. Kjo kompani është ndër eksportuesit më të mëdhenj të Serbisë e renditur e treta me 119 mln euro eksport gjatë vitit të fundit.

Sipas revistës serbe, fabrika u hap në vitin 2012 dhe mori subvencione nga qeveria 7000 euro për çdo punëtor të ri, me garancinë se askush nuk do të pushohej nga puna për pesë vite. Por tashmë investitorët po shohin mundësi të reja jashtë Serbisë dhe një nga vendet potencialisht të mundshme për të investuar është Shqipëria.

Artikulli i Serbian Monitor

Por bashkë me mbylljen e fabrikës pasojat parashikohen të jenë edhe me efekte sociale, kjo pasi plot 350 punëtorë do të humbasin vendin e punës. 

Punëtorët kanë frikë për punën e tyre, por drejtuesit janë duke u përpjekur t’i sigurojnë se jo të gjithë do ta humbasin punën e tyre. Ata që do ta humbasin janë vetëm 350 persona, ku në listën e ‘zezë’ janë ata që kanë kërkuar shpesh raport mjekësor dhe ata që nuk e përballojnë dot ritmin e punës në fabrikën e prodhimit.

Thotë një punonjës i YURA-s 

Por përveç kësaj, ‘YURA’ ka ndërtuar një fabrikë tjetër për rreth 500 njerëz në Leskovac.

Drejtuesit thonë se disa nga 1.000 punëtorët do të transferohen në uzinën e re, ndërsa të tjerët do të zhvendosen në punë të tjera brenda fabrikës ekzistuese.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Wiki: 25/09/2018 22:28

    Sipas wikipedia kompania ka fabrika dhe ne Nish. Keshtu qe nga serbia sdo te ike. Lutem shikoni per kompanine ka ankesa ne serbi per trajtimin e punetoreve dhe kishteve te keqia te punes. Keto kompani hapin filiale tek ne sepse ska kontrolle rigoroze nga shteti.

    Përgjigju
  • Albania: 25/09/2018 19:57

    Keshtu zhvillohet vendi, me fabrika dhe pune, ishalla shtohen investimet e huaja, pasi ne aspektet gjeografike, klimes, resourseve jemi me mire se fqinjet

    Përgjigju
  • Latif: 25/09/2018 17:40

    O Rame duhet te rishikosh ca ligje? Lenda e pare mos i futet te mbetjet?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja