Shqipëria jep energji për Kosovën në fundvit, gazetari: Sa herë jemi në nevojë kthejmë sytë nga vëllai i madh! Përplasjet politike na kanë lënë ku jemi sot, në kaos total

Për të folur rreth krizës energjetike në Kosovë dhe ndihmës së Shqipërisë në këtë fundvit, gazetari Zekirja Shabani tha në Report Tv se kur Kosova është në telashe i kthen gjithnjë sytë nga vëllai i madh.

Gazetari i në një lidhje telefonike me "Studio Live" në Report Tv me gazetaren Migena Sotiri dhe Arbër Hitaj, u shpreh i shqetësuar për shpërndarjen e kësaj energjie në të gjithë vendin, duke theksuar se në Kosovë mungon infrastruktura.

"Është mirëpritur vendimi i Ramës që të përkrah Kosovën. Gjithmonë kur jemi në telashe i kthejmë sytë nga vëllai i madh, por nuk e di nëse Kosova ka infrastrukturën për ta shpërndarë këtë energji për të gjithë.", tha ai.

Gazetari përshkroi gjendjen si kaotike, duke thënë se në shumë zona edhe të Prishtinës, ka lagje pa energji mbi 20 orë ditë.

"Qeveria ka thënë që do të ketë 2 orë reduktime për të tejkaluar këtë krizë energjetike që është përfshirë edhe Kosova, por në fakt këto reduktime po zgjasin për orë të tëra. Ka lagje në Prishtinë që janë pa energji për 20 orë. Është e çuditshme por ne në Kosovë, kemi një kompani private qe merret furnizon vendin tonë me energji. Kur vijnë dritat qytetarë përballen me dëmtim të pajisjeve elektrike dhe në një farë forme është kaos.", shtoi ai.

I pyetur nëse fajin për këtë gjenje në të cilën ndodhet Kosova e ka qeveria Kurti, Shabani tha se kjo është një histori e vjetër dhe ka baza politike.

"Kjo historia ka filluar prej 2004. Ne nuk ndërtonim termocentrale për shkak të ndotjes, kjo e bënte Kosovën të flinte mbi qymyr por në pamundësi për ta përdorur. Ka pasur kundërshtime të mëdha politike për krijimin e termocentraleve." tregoi ai për Report Tv.

Duke folur për arsyet që sollën Kosovën në këtë gjendje, gazetari tha se arsyeja kryesore është mungesa e prodhimit.

"U shkaktua për shkak të mungesës së prodhimit vendas. Ne prodhojmë më pak sesa harxhojmë.Kjo diferenca, nuk mund të mbulohet nga importi, pasi tarifat janë shumë të larta. Ndaj e kemi të domosdoshme ndërprerjen e energjisë për disa orë në të gjithë vendin, për të balancuar këtë diferencë. Më e keqja është që ne nuk jemi përgatitur. Kur Shqipëria dy-tre muaj më parë përgatitej, ne krenoheshim me arritjen ekonomike.", tha ai.

J.GJ./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Biden kërkon 24 miliardë dollarë ndihmë për Ukrainën, Elon Musk: Kjo nuk është mirë

Biden kërkon 24 miliardë dollarë ndihmë për Ukrainën, Elon Musk: Kjo nuk është mirë