ELBASAN - Një grup nismëtarësh të shoqërisë civile të mbështetur edhe nga Ministria e Shëndetësisë organizuan në qendër të Elbasanit aktivitetin “Shqipëria Jo Duhanit!”.

Aktiviteti synoi rritjen e shkallës së ndërgjegjësimit të opinionit publik për zbatimin e ndryshimeve që kanë hyrë rishtazi në fuqi në Ligjin për Mbrojtjen e Shëndetit nga produktet e Duhanit.

beqaj

Në fjalën e marrë me këtë rast ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj ftoi qytetarët e Elbasanit dhe gjithë Shqipërisë që të mbështesin këtë nismë të shoqërisë civile, të mbështesin ligjin anti-duhan pasi sipas tij duhani mbetet burim sëmundjesh të rënda dhe përkeqëson cilësinë e jetës në komunitet. Ai përmendi edhe nismën për një check-up falas do të realizohet së shpejti. 

jo duhanit

”Do të shkojmë drejt mbulimit universal që do të thotë e ftojmë shoqërinë shqiptare të kontribuojë bashkërisht për nevojat e çdo individi të shoqërisë. Është edhe programi i kontrollit bazë i shëndetit për moshat 40-65 vjeç,”-është shprehur ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj.
 
Ministri Beqaj ka shmangur komentet e tij për proçesin e testimit të mjekëve.

Redaksia Online
(Shqiptarja.com)