Shqipëria, jo vetëm det, kultura mbetet aseti kryeso
- Nga Cristiana Missori – TIRANË, 11 qershor /ATSH-ANSA/ – Nga Tirana, me arkitekturën e saj të epokës fashiste, në Berat, qyteti i 1 000 dritareve, mes rrugëve të ngushta dhe gjarpëruese mbi të cilat alternohen shtëpi të bardha me çati të kuqe, xhami antike dhe kisha ortodokse me afreske, për t’u drejtuarmë pas në […]
ATSH-ANSA/ - Nga Tirana, me arkitekturën e saj të epokës fashiste, në Berat, qyteti i 1 000 dritareve, mes rrugëve të ngushta dhe gjarpëruese mbi të cilat alternohen shtëpi të bardha me çati të kuqe, xhami antike dhe kisha ortodokse me afreske, për t'u drejtuarmë pas në Jug, drejt qytetit antik të Gjirokastrës, me çatitë e tij prej guri dhe me shtëpi me dyer të rrethuara nga trëndafilat dhe pjergulla qindvjeçare deri në parkun arkeologjik të Butrintit, pak kilometra larg kufirit me Greqinë.
Vendi i Shqiponjave hapet ndaj turizmit kulturor, përveç atij bregdetar të Rivierës Joniane, ku vite të tëra menaxhimi të shëmtuar kanë çuar deri te shkatërrimi i pejzazhit.
"Këtë hapje Shqipëria e bën ngadalë, me një ecje ende me pengesa, pasi infrastruktura e akomodimit dhe transportit duhet të zhvillohet akoma, megjithatë gjërat po shkojnë për mirë", thotë ministri i Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë, Turizmit dhe Sipërmarrjes, Arben Ahmetaj për agjencinë italiane të lajmeve, ANSA.
"Deri dy vite më parë ne e kishim mendjen te numrat", shton ai.
Zgjedhjen për të vizituar vendin e bëjnë para së gjithash turistët kosovarë, të cilët përfaqësojnë 38 për qind të numrit total të mbërritjeve, maqedonasit 14 për qind, grekët 10 për qind, malazezët gjashtë për qind dhe italianët perë për qind, por po rritet numri i vizitorëve nga Lindje dhe Evropa Veriore.
Një shënjestër të vërtetë ku Shqipëria të tentojë nuk ka.
"Për momentin ajo që është e qartë është përmirësimi i infrastrukturës", thotë Ahmetaj.
"Kemi një buxhet prej të paktën 300 mijë dollarësh. Së bashku me Bankën Botërore po vlerësojmë realizimin e projekteve për zhvillimin e rrjetit portual dhe rrugor, por edhe aeroportual", shton Ahmetaj.
"I vetmi aeroport është ai i kryeqytetit. Në projekt është realizimi i një aeroporti në Sarandë dhe po shohim mundësinë e realizimit të njërit në Vlorë, përveç atij të Kukësit", thotë ministri.
Numri i hoteleve në të gjithë vendin është rreth 728 për një total prej 29 700 shtretërish, edhe pse kategoritë e tyre nuk janë të qartë.
Megjithatë, para pak javësh, një kompani e huaj me përvojë në sektorin turistik, u thirr për të vlerësuar, klasifikuar dhe certifikuar hotelet shqiptare.
"Investitorët italianë janë të mirëpritur", thotë Ahmetaj.
Ky sektor ka tërhequr edhe kompani greke, austriake, turke dhe arabe./
Sondazhi i ditës:
'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?
-
Po
70.4%
-
Jo
17.9%
-
Ndoshta
11.8%
Vota total: 1781
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
‘Jam Pjerin Ndreu’, 3 mashtruesit i marrin 15 mijë euro biznesmenit Ylli Ujka! 2 në pranga, 1 në kërkim (EMRAT)
23 Korrik, 16:08
-
Heqja e vizave për serbët e Kosovës, Kurti: E padrejtë dhe dekurajuese për integrimin e tyre
23 Korrik, 16:04
-
Frikë nga sulmet terroriste, Lojërat Olimpike nën masa të rrepta sigurie
23 Korrik, 16:00
-
'Vizita' e teatrit Migjeni hap siparin e 'Prizren Fest'! Morina: Në festival dhe Spanja, vend që s'ka njohur pavarësinë e Kosovës
23 Korrik, 15:52
-
Certifikohen 55 udhërrëfyes të rinj, Kumbaro: Një armatë e re profesionesh në tregun e turizmit
23 Korrik, 15:52
-
Telashe për FIFA-n, paditen nga Ligat dhe Sindikatat e Futbollistëve: Abuzim i pozicionit dominues
23 Korrik, 15:51
-
Rrezatimi i diellit, çfarë rreziku sjell për lëkurën, shikimin dhe jetën! Si të mbroheni
23 Korrik, 15:49
-
Netanyahu në Uashington në mes të paqartësive politike në SHBA
23 Korrik, 15:34
-
Strategjia kundër korrupsionit 2024-2030, Pirdeni takim me Dhomat e Bizneseve dhe të Tregtisë: Aleancë me biznesin për promovimin e integritetit
23 Korrik, 15:22
-
Operacioni ‘Territor i pastër’ në Shkodër, asgjësohen mbi 10 mijë bimë kanabisi! Kontrolle edhe me helikopter
23 Korrik, 15:18
-
Plagosja e 3 të afërmve nga djali i pronarit të ‘Lajthizës’ gjatë një feste, në pranga 2 persona: E ndihmuan të fshihte armën
23 Korrik, 14:41
-
Dimal, ushtruan dhunë ndaj fëmijëve të mitur, në pranga babai, në hetim nëna
23 Korrik, 14:24