MOSKE - Ndërkohë që Këshilli i Ministrave të Jashtëm të BE ka refuzuar dhënien e statusit kandidat të Shqipërisë për në BE, krejt e kundërta ka ndodhur në Ukrainë.
Në fakt duket si një marrëdhënje e çuditshme pasi Shqipëria kërkon BE-në, BE-ja kërkon Ukrainën, ndërsa vetë Ukraina nënshkruan një marrëveshje të re me Rusinë, duke injoruar kështu BE-në.
Presidenti rus Valdimir Putin ka pranuar të blejë 15 miliardë euro bono thesari të qeverisë ukrainase si dhe të ulë në mënyrë drastike çmimin e gazit rus. Marrëveshja është cilësuar si ‘historike’ për Ukrainën nga kryeministri i saj Mykola Azarov.
Në një mbledhje të qeverisë, ai deklaroi se kjo paketë do të ndihmonte me stabilizimin e financave të Ukrainës. Sipas tij, nëse Ukraina nuk firmoste këtë marrëveshje, së shpejti do të mund të shpallte falimentimin. Azarov shtoi se marrëveshja e ditës së martë mes presidentit Vladimir Putin dhe atij ukrainas, Viktor Yanukovych, ishte opsionini i vetëm për vendin e tij në këtë kohë krize ekonomike.
Kjo marrëveshje vjen pak ditë pas protestave të dhunshme që shpërthyen në Kiev në fillim të muajit dhjetor, pas vendimit të qeverisë për të mos firmosur marëveshjen e tregtisë me BE-në.
Disa ditë më parë, kryeministri ukrainas Azarov i kërkoi 20 miliardë dollarë BE, në mënyrë që ekonomia e vendit të tij, ti afrohej më shumë atyre të vendeve të tjera të BE, por edhe si shpërblim për humbjen e mundshme të tregut rus.
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com