Shqipëria kryeson debatin në Këshillin e Sigurimit! Njoftohet krijimi i Aleancës Humanitare të Sektorit Privat

Në cilësinë e Presidencës së Këshillit të Sigurimit për muajin shtator, Shqipëria organizoi një Debat të Hapur të Nivelit të Lartë të Këshillit të Sigurimit të OKB-së me titull “Nxitja e Partneritetit Publik-Privat”. Në New York Ministri i Jashtëm Hasani i cili kryeson debatin njoftoi krijimin e Aleancës Humanitare të Sektorit Privat, si një organ koordinues që do të shërbejë si pikë unike hyrëse për sektorin privat, përfshirë OKB-në. Mnistri mes të tjerash shtoi se debati ka si synim identifikimin e çdo rruge të mundshme për avancimin e zgjidhjeve për partneritetin publik-privat, si zgjidhja e duhur për të plotësuar nevojat emergjente duke promovuar sigurinë ndërkombëtare.

"Sot, në cilësinë e Presidencës së Këshillit të Sigurimit për muajin shtator, Shqipëria organizon një Debat të Hapur të Nivelit të Lartë të Këshillit të Sigurimit të OKB-së me titull “Nxitja e Partneritetit Publik-Privat”. Do të jetë kënaqësi dhe nder të kryesoj këtë mbledhje, e para e Këshillit të Sigurimit për këtë çështje. Kjo ndodh për një arsye madhore: bota po përballet me një nivel të paprecedentë nevojash humanitare të nxitura nga shumë faktorë, duke përfshirë varfërinë, paqëndrueshmërinë, konfliktin dhe ndryshimet klimatike.

Pavarësisht angazhimit dhe bujarisë së vazhdueshme nga një sërë donatorësh besnikë, përvoja ka treguar se miliona njerëz, në pjesë të ndryshme të botës, mbeten ende pa mbështetjen e duhur. Raportet tregojnë se rreth 300 milionë njerëz janë në nevojë të madhe dhe shumë prej tyre zgjohen duke mos ditur nëse dhe kur do të hanë vaktin e tyre të ardhshëm. Ne nuk mund dhe nuk duhet t'i lemë ata ‘në baltë’. Kjo është arsyeja pse ne të gjithë duhet të bëjmë më shumë, më mirë dhe më shpejt. Prandaj, në një situatë humanitare kaq komplekse dhe gjithnjë në zhvillim, bashkëpunimi me sektorin privat është bërë jetik. Nuk është një opsion; është një domosdoshmëri! Jemi të mendimit se sektori privat mund të sjellë burime shtesë, por edhe ekspertizë, teknologji, kërkim dhe zhvillim, si dhe aftësi operacionale për të arritur një reagim ndërkombëtar më efektiv dhe më produktiv. Ky Debat i Hapur synon të identifikojë rrugët/mënyrat për të forcuar rolin e sektorit privat dhe për të shfrytëzuar potencialin e tyre, në operacionet e reagimit; të avancojë zgjidhjet e partneritetit publik-privat për t'iu përgjigjur nevojave emergjente dhe në këtë mënyrë, të promovojë paqen dhe sigurinë ndërkombëtare. Për këtë qëllim, gjatë dy viteve të fundit, së bashku me vende dhe partnerë të tjerë, të njëmendtë, ne kemi punuar për të eksploruar potencialin e pashfrytëzuar dhe burimet e disponueshme.

Është kënaqësi për ne, t’ju njoftojmë mbi  krijimin e Aleancës Humanitare të Sektorit Privat, si një organ koordinues për t'iu përgjigjur krizave humanitare që do të shërbejë si një pikë unike hyrëse për sektorin privat në arkitekturën humanitare, përfshirë OKB-në".

S.G/B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë