‘Shqipëria la përshtypje mjaft të mirë’, presidenti i federatës holandeze të futbollit: Mikëpritja në Tiranë mbreslënëse
Trofeu i Conference League në stadiumin 'Air Albania'
Mbresat për organizimin e finales së Conference League janë shumë të mira për holandezët, duke qenë se skuadra e tyre Feyenoord luajti kundër Romës. Së fundmi presidenti i federatës holandeze Just Spee ka dërguar një letër falenderimi në emër të të gjithë sportdashësve holandezë ku thotë se kanë mbetur me përshtypje mjaft pozitive, ndërsa falenderon Tiranën për mikëpritjen.
Letra e presidentit të federatës holandeze të futbollit për Armand Dukën, kreun e FSHF-së.
"Më pëlqeu shumë vizita ime në Shqipëri. Ishte një nder të shijoja mikpritjen në Tiranë dhe të isha dëshmitar i organizimit mbresëlënës që ofruat. E kuptoj pse kjo ngjarje kishte shumë rëndësi për ju dhe vendin tuaj: ky event me të vërtetë e vendosi Tiranën dhe Shqipërinë në hartë. Ju duhet të ndiheni vërtetë krenarë për Federatën dhe institucionet tuaja.
Unë flas në emër të tifozëve dhe publikut holandez kur them se Shqipëria ka lënë një përshtypje mjaft të mirë. Tifozët e Feyenoord-it që vizituan Shqipërinë raportuan për ndërveprimin e madh me banorët vendas, mirë-organizimin e pikave të takimit për tifozët në qendër të Tiranës dhe një atmosferë fantastike brenda stadiumit. “Rruga drejt Tiranës” ishte kthyer tashmë në një fenomen për tifozët e Feyenoord dhe vetë Tirana e përmbushi plotësisht pritshmërinë."
Edhe një herë, dëshiroj t’ju falënderoj për mikpritjen që më rezervuat mua dhe bashkatdhetarëve të mi holandezë dhe t’ju përgëzoj për një organizimin e një ngjarjeje të paharrueshme. Ju e keni kthyer finalen e parë të UEFA Conference League në një event historik.
Ne.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Rikthimi i PD-së me protesta në shtator, a do ta forcojë politikisht?
-
PO
15.5%
-
JO
80.1%
-
NUK E DI
4.4%
Vota total: 4877
Lajme të tjera
-
Shoferja 29-vjeçare përplasi në trotuar 3 këmbësorë mbrëmë te 'Kodra e Diellit', vdes në spital 60-vjeçari (Emri)
16 Gusht, 14:36
-
Dua Lipa nis pushimet në Shqipëri, diçitura ‘pikante’ për foton për atdheun
16 Gusht, 14:25
-
Video/ Si u ngrit kurora 6m e lartë në koncertin e Noizit
16 Gusht, 14:22
-
‘Rithemelimi’: Tirana, e fundit në Europë për cilësinë e jetës
16 Gusht, 14:14
-
Turistët në Greqi habiten nga Boris Johnson, dalin pamjet nga pushimet në plazhin Evia
16 Gusht, 14:09
-
REPORTAZH/ Turizmi i aventurës në Përmet, rafting në lumin Vjosë! Gjata: Pëlqehet gjithnjë e më shumë ky sport
16 Gusht, 14:01
-
400 mijë lekë ryshfet për uljen e dënimit të një të burgosuri, Apeli i GJKKO lë në fuqi masat e sigurisë! Gjyqtarja Zamira Vyshka ‘arrest shtëpie’
16 Gusht, 13:54
-
Vizita e Begajt në Kosovë, Petro Koçi për Report Tv: Politika jonë duhet të jetë bashkuar për interesat kombëtare
16 Gusht, 13:53
-
Dorëzohet M.United, heq veton për largimin e Ronaldo-s! Tani do dëgjojë ofertat për portugezin
16 Gusht, 13:42
-
E kuruar deri në detaje, Grida Duma publikon foton nga pushimet! Ja kush e shoqëron
16 Gusht, 13:34
-
Seri shpërthimesh në një bazë ushtarake ruse në Krime
16 Gusht, 13:21
-
VIDEOLAJM/ Situata në veri/ Begaj s’harron profesionin e vjetër të ushkarakut, i jep ‘këshilla’ komandantit të KFOR-it
16 Gusht, 13:18