Mbrëmja e sotme pritet të sjellë emocione të forta në 'PGE Arena', aty ku Polonia do të përballet me Shqipërinë në gjysmëfinalet e play-off-eve të Kupës së Botës. Por, ndonëse statistikat historike janë në anën e vendasve, mediat polake, përfshirë “SuperSport”, kanë ngritur alarmin për formën e liderit të tyre, Robert Lewandowski.

Kombëtarja polake ka një rekord mbresëlënës në këtë stadium, me 28 fitore, 13 barazime dhe vetëm 7 humbje në 48 ndeshje. Megjithatë, shqetësimi kryesor lidhet me efektivitetin e sulmuesit kryesor.

Robert Lewandowski ka shënuar vetëm një gol në katër ndeshje ndaj Shqipërisë dhe nuk ka gjetur rrugën e rrjetës në tre përballjet e fundit ndaj kuqezinjve. Kjo statistikë ka shtuar pasigurinë në prag të një ndeshjeje vendimtare, ku pritet që kapiteni të bëjë diferencën.

Në Poloni, pritshmëritë janë gjithmonë të larta për sulmuesin e tyre kryesor, por këtë herë presioni duket edhe më i madh.


Lajmi kryesor:

Formacioni i mundshëm/ Sylvinho lë Jasir Asanin në tribunë, luan me '9-të fals' kundër Polonisë! Atmosferë me këngë e valle shqiptare në Varshavë