Shqipëria mbështet punën e OKB-së në Misionin e Asistencës në Afganistan

Shqipëria mbështet punën e OKB-së në Misionin e Asistencës në Afganistan

Takimi ne Nju Jork

NJU JORK-Pas situatës së krijuar në Afganistan, ku pushtetin tashmë e kanë marrë talebanët, Shqipëria mbështet punën e OKB-së në Misionin e Asistencës në këtë shtet të lidhjes së mesme.

Lajmin e ka dhënë Ministria e Punëve të Jashtme në një njoftim për takimet e ministres Xhaçka në kuadër të pjesëmarrjes në punimet e sesionit të 76-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme mori pjesë në diskutimin mbi situatën në Afganistan të organizuar nga Ministria daneze e Punëve të Jashtme dhe Instituti Ndërkombëtar i Paqes.

Ministrja Xhaçka u shpreh se Shqipëria e ka treguar përkushtimin e saj ndaj qytetarëve të Afganistanit, duke qenë vendi i parë që u ofroi strehim refugjatëve.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    16 Nëntor, 09:13

    Kush ka pension më të ulët bonus më të madh në fundvit? Si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zyrtari i lartë rus: Vendimi i Biden për Ukrainën mund të çojë në Luftën e Tretë Botërore

Zyrtari i lartë rus: Vendimi i Biden për Ukrainën mund të çojë në Luftën e Tretë Botërore