Shqipëria me 4 operatorë turistikë
në panairin MITT në Moskë/Foto

Shqipëria me 4 operatorë turistikë<br />në panairin MITT në Moskë/Foto
Shqipëria morri pjesë në panairin Ndërkombëtarë të Moskës ku u prezantua me 4 operatorë turistik.Në një takim mjaft të rëndësishëm me përfaqësues Rus dhe drejtorit të AKT u diskutua mundësia e rritjes së bashkëpunimit në fushën e turizmit mes dy vendeve.

Në nje prezantim te Pergjithem te potencialit Turistik shqiptar drejtori AKT e vuri theksin ne rolin aktiv qe do te kete AKT ne ndihme te Promovimit te vendit dhe terheqjes se turisteve Rus. Nga Ana e tij Z. Skoryy, u shpreh i gatshem te filloje bashkepunimin mes Dy agjencive homologe si dhe te ndihmoje ne promovimin e Shqipërisë Turistike ne Rusi. 

Gjithashtu pasi permendi faktin pozitiv qe Shqiperia nuk eshte prekur nga vala e emigranteve, gje e cila kthehet ne nje faktor pozitiv mbi sigurine dhe ndikon ne terheqjen e turisteve, ai vleresoi rolin dhe angazhimin e AKT per iniciativen e marre dhe vuri ne dukje se mund te kemi shume shpejt nje hapje te turisteve Rus ndaj tregut Shqipetar. Ne mbeshtje te ketij Bashkepunimi u cilesua shume edhe pozicioni Gjeografik i Shqipërisë , ushqimi , kultura dhe tradita Shqiptare ,  duke vene theksin ne vlerat historike dhe arkeologjike qe ofron vendi yne. Ne vijim Drejtori i AKT zhvilloi nje takim me Presidentin e shoqates "The Eorld Encyclopedia of Travel" e cila eshte shoqata me e Madhe Ruse per promovimin e kuturave boterore dhe udhetimeve ne shtete te ndryshme te botes e cila vizitohet online nga disa miliona lexues Rus.

Ne kete kontekst u diskutua dhe u ra Dakort per perfshirjen e Shqipërisë Turistike ne revisten,hartat dhe sitin Eeb te saj dhe Drejtori i AKT -se premtoi qe bashkepunimi do te filloje me pergatitjen e materialeve promocionale ne Rusisht duke kerkuar edhe ndihmen e Ambasades Ruse ne Tirane. Kjo shoqate financohet nga Shteti Rus dhe Kryetar bordi i kesaj shoqate eshte Presidenti i Rusise Putin.

Z. Çollaku gjithashtu zhvilloi nje takim me perfaqesues te Zhvillimit  teTurizmit social ne Moske, ku u diskutua per projekte te perbashketa dhe mundesine e organizimit te tureve studentore Ruse drejt bregdetit Shqipetar. Per kete u kerkua nje bashkepunim nga istitucionet shteterore shqiptare per krijimin e kushteve te favorshme ne pritjen e turisteve, krijimin e paketave te plota Turistike , lehtesimin e procedurave ne hapjen e udhetimeve carter me Rusine si dhe fillimin e procedurave per heqjen e vizave ndaj Rusise duke e zgjatur afatin e qendrimit pa vize ne vendin tone.
akt

Keto pika do te ndiqen me vemendje te vecante theksoi Çollaku pasi jane me interes per sektorin  dhe   zbatimi  sa me shpejte i tyre do te sillte edhe nje zgjatje te sezonit Turistik ne Shqiperi.

akt

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Kush është biznesmenia që i ka rrëmbyer zemrën? Amos Zaharia e zbulon për herë të parë

Kush është biznesmenia që i ka rrëmbyer zemrën? Amos Zaharia e zbulon për herë të parë