Shqipëria me nivelin më të ulët të përdorimit të internetit në rajon (Shifrat)

Shqipëria me nivelin më të ulët të përdorimit të internetit në rajon (Shifrat)

Foto ilustruese

Ndërmjet viteve 2000 dhe 2017 është vënë re një rritje e konsiderueshme e përdorimit të internetit në Ballkanin Perëndimor me një numër përdoruesish të internetit që shkon nga 66% në 81% të popullsisë.

Sipas të dhënave të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal (RCC) Shqipëria ka numrin më të ulët të përdoruesve të internetit në raport me popullsinë ndër vendet e tjera të Ballkanin me vetëm 66% të popullsisë që e përdorin internetin.

Vitin e kaluar në Bosnjë 81 për qind e popullsisë ishin përdorues të internetit, në Kosovë 80 % e popullsisë përdoren internetin, në Maqedoni 76 %, në Serbi 72% dhe në Malin e Zi 70%.

Studimi i RCC-së evidentoi se, Shqipëria nuk ka strategji të plotë në sigurinë kibernetike, megjithatë dokumenti për sigurinë kibernetike 1025-2017 e zëvendëson mungesën e saj.

Në strukturat e policisë së Shtetit dhe në prokurorinë e përgjithshme  funksionojnë njësi të posaçme për krimin kibernetik.

Sipas vlerësimit të BE-se në kapitujt 10 dhe 24 Shqipëria është pak e përgatitur në sigurinë e informacioneve, ndërsa ka pasur përparime përsa i përket planit të veprimit për axhendën digjitale dhe shërbimeve qeveritare elektronike.

Pjesa më e madhe e krimeve kibernetike lidhen me mashtrimin, hakimin dhe përndjekjen në internet dhe ndërhyrjet në të dhëna.

Në rreth 70 për qind të rasteve përhapja e mesazheve ekstremiste ka ndodhur përmes komunikimit të drejtpërdrejte, ndërsa vetëm 30 % nëpërmjet internetit.

Mediat sociale nuk janë ende kanali më i rëndësishëm i përhapjes së përmbajtjes ekstremiste në Shqipëri.

Përdorimi i internetit në popullsinë e gjere është një nga treguesit e thellësisë së inovacionit dhe aftësive.

Sipas të dhënave të RCC rreth 43 për qind e popullsisë së Ballkanit është shqetësuar për keqpërdorimin e të dhënave personale dhe 42 për qind e tyre janë të shqetësuar për sigurinë e pagesave të bëra në internet, karshi 18 për qind e popullsisë që nuk ka përjetuar të tilla shqetësime./ Monitor

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja