Raporti/ Rritet gjuha e urrejtjes ndaj fëmijëve përmes internetit! Dy 13-vjeçare për Report Tv: Kalojmë 8 orë në TikTok

Raporti i Katërt Kombëtar për sigurinë në internet tregoi se gjatë vitit 2022 TikTok-u ka qenë platforma sociale e cila ka krijuar më shumë incidente online kryesisht për fëmijët.

Edhe pse e pranojnë se kjo platformë online mbart rrisqe, Lisjana dhe Marina, dy 13 vjeçare pranojnë që shpenzojnë deri në 8 orë aty.

“Më shumë shpenzojmë kohë në Tik Tok sepse ky është aplikacioni që është më shumë këto kohë, më moderni, i fundit. Kemi telefon personal të dyja. Shpenzojmë 7-8 orë në ditë. “

“Janë shumë të pasigurta”.

“ Në Tik Tok është çfarë zgjedh ti të shohësh edhe ata të dalin.”

“Në qoftë se më kanë dal video indirekt të padëshiruara i kam hequr sepse nuk janë gjëra shumë të mira për fëmijët.”

“Mesatarisht çdo 2 ditë një fëmijë, I rritur apo adoleshent raporton për internet të pasigurt. Rreth 80% e popullatës janë përdorues të internetit, por fëmijët janë më të rrezikuarit nga rreziqet që internet sjell, bullizmin, abuzimeve seksuale, shantazheve me foto personale apo dhe gjuhës së urrejtjes.’

Gjatë vitit 2022 pati 670 raportime për rriske që vijnë nga përdorimi i pasigurt i  internetit dhe Tirana zë numrin më të lartë të incidenteve online.

“Grupmosha nga 0-10 vjeç nuk raportojnë raste, gjë që në fakt këtë vit ne na rezulton që kemi 3 raste të raportuara dhe po të shikojmë përmbajtjen e këtyre rasteve sepse çdo rast ka një histori më vete.  pjesë e tyre ka qenë nga ekspozimi i hershëm në rrjetet sociale.”

Grupmosha më e prekur e incidenteve në internet janë 18-30 vjeç e ndjekur nga grupmosha 15-17 vjeç. Përfaqësuesit e shoqërisë civile kërkojnë që kompanitë e mëdha të sigurojnë mbrojtje për fëmijët gjatë lundrimit në internet duke bllokuar çdo material të papërshtatshëm për to.

SI.E./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja