Shqipëria ia del të zërë vendin e parë në Evropë për rritjen e fluksit të pasagjerëve ajrorë.
Këshilli Ndërkombëtar i Aeroporteve e rendit Shqipërinë në krye të listës, pasi trafiku i pasagjerëve në muajin Korrik u rrit me 116%, krahasuar me 2019-n
Në një shënim në rrjetet sociale kryeministri i ka falënderuar të gjithë për arritjen, teksa bën thirrje për përmirësim të rezultatit.
‘Lajm fantastik! Tabela e Korrikut të Këshillit Ndërkombëtar të Aeroporteve tregon se kur bëhet fjalë për performancën e vendit në trafikun e pasagjerëve kundrejt vitit 2019, Shqipëria qëndron sërish në vendin e parë me një rritje të pabesueshme prej 116%! Faleminderit të gjithëve që e keni bërë të mundur këtë. Le të vazhdojmë të ngjitemi në lartësi të reja!’- u shpreh Rama.