Shqipëria, me shpenzimet më të ulëta në Europë për argëtimin dhe kulturën
Shqipëria ka mundësi të kufizuara të burimeve buxhetore në krahasim me vendet të tjera europiane, kur bëhet fjalë për mënyrën se si ndahen fondet, disa sektorë vuajnë pasojat e mungesës së vëmendjes së qeverisë për financime.
Foto Ilustruese
Shqipëria ka mundësi të kufizuara të burimeve buxhetore në krahasim me vendet të tjera europiane, por kur vjen puna për mënyrën se si ndahen fondet, disa sektorë vuajnë pasojat e mungesës së vëmendjes së qeverisë për financime.
I tillë është sektori i kulturës dhe argëtimeve në përgjithësi. Sipas të dhënave të Eurostat në vitin 2016 vendet e BE-së shpenzuan mesatarisht 1 për qind të PBB për argëtimin dhe kulturën, ndërsa sipas të dhënave kombëtare të INSTAT, Shqipëria shpenzoi vetëm 0.4% të PBB-së për sektorin në fjalë. Shpenzimet e qeverisë së përgjithshme për rekreacion, kulturë dhe religjion në Bashkimin Evropian (BE) në vitin 2016, ishin të pandryshuara nga viti 2015.
Në eurozonë, kjo shifër ishte pak më e lartë (1.1%). Sipas EUROSTAT shpenzimet totale për çështjet e argëtimit dhe kulturës në BE shkojnë për objektet kulturore dhe lehtësirat për shërbimet fetare dhe të tjera të komunitetit si, bibliotekat, muzetë, teatrot, shërbimet e transmetimit.
Në vitin 2016, shtetet anëtare me shpenzimet më të larta në të argëtimit dhe kulturës në raport me PBB-në ishin Hungaria (3.3%), Estonia (2.1%), Kroacia dhe Danimarka (1.8%). Në krahun tjetër Shqipëria me 0.4%, Mbretëria e Bashkuar (0.5%), Mbretëria e Bashkuar (0.6%), pasuar nga Greqia, Italia dhe Portugalia (të gjitha 0.8%), ishin vendet me shpenzimet më të ulta në këtë zë. Struktura e shpenzimeve të kulturës dhe argëtimit u dominua nga shpenzimet për shërbimet kulturore që ishin 0.3 për qind e PBB të ndjekura nga shërbimet e transmetimit dhe botimit me 0.2% dhe ato për shërbimet fetare me 0.1 % të PBB-së.
Në vitin 2016, shpenzimet e përgjithshme publike të BE-28 u ulën në 46.3% të PBB-së, ndërsa ato ishin 2015 ajo arrinte në 47.0% të PBB-së. Bazuar në të dhënat më të fundit të disponueshme, shpenzimet për “mbrojtje sociale” zënë 41.2% e shpenzimeve totale, shëndetësia’15.3% të shpenzimeve totale, që përbënin 19.1% dhe 7.1% përkatësisht të PBB-së, arsimi zë 12.9% të shpenzimeve totale ose 6.0% të PBB-së./Monitor
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
14.7%
-
Të gabuar
82%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 3660
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Greqia: Mbështetja jonë për anëtarësimin e Shqipërisë në BE është e kushtëzuar, ne jemi rregullatorët e shpejtësisë
18 Dhjetor, 16:17
-
Integrimi/ Nesër Konferenca e Tretë e ndërqeveritare me BE-në, Rama kryeson delegacionin në Bruksel
16 Dhjetor, 08:56
-
Mali i Zi dhe Shqipëria përpara, të tjerët mbeten të bllokuar
16 Dhjetor, 08:39
-
‘Asnjë hap pas!’ Meloni-Opozitës: Gjadri do funksionojë, edhe nëse fle atje çdo natë! Marrëveshja e emigrantëve, ‘tmerri' i trafikantëve (VIDEO)
15 Dhjetor, 17:18
-
Shorti i Botërorit/ Prodani në ‘Studio Live’: UEFA gaboi me shortin e Shqipërisë, s’duhet t’i kemi frikë! Serbia ‘armiku ynë’, shans për të bërë histori! Seitllari: Duka rrudhi buzët
13 Dhjetor, 20:30
-
Shqipëria dhe Kosova mbledhje të përbashkët Kuvendi, 130 deputetë më 20 dhjetor në Prishtinë! I pranishëm edhe Rama
13 Dhjetor, 19:34
-
Tentuan të djegin flamurin shqiptar, UEFA gjobit Serbinë me 200 mijë € dhe e dënon me 2 ndeshja pa tifozë në transfertë
13 Dhjetor, 17:32
-
Kush po i SHPËRDORON pasuritë ujore të Shqipërisë? Esencë-Report Tv
6 Dhjetor, 21:27
-
Shpallen rezultatet e vlerësimit ndërkombëtar TIMSS 2023: Shqipëria shënon progres në Matematikë dhe Shkencë, lë pas edhe vende të BE-së
4 Dhjetor, 18:40
-
Kërkesat për azil në Europë nga shtetasit nga Shqipëria dhe Kosova mbeten të larta
4 Dhjetor, 15:20
-
Çështjet Europiane për Grupkapitullin 6, Tabaku: Procesi i integrimit mbetet i bunkerizuar, vetëm kriteri gjeostrategjik i përmbushur!
2 Dhjetor, 13:29
-
Ministrja Pirdeni nënshkruan Planin e Veprimit në Budapest: Hungaria do të trajnojë nëpunësit shqiptarë për integrimin në BE!
28 Nëntor, 19:28