Vendimi i qeverisë për të marrë 2 anije me qira të cilat do të vendosen në Triportin e Vlorës dhe do të prodhojnë energji elektrike është cilësuar pozitiv nga eksperti i energjisë, Lorenc Gordani. Në një intervistë për Report Tv ai tha se këto anije kanë funksionin e termocentralit dhe punojnë me naftë. Ai tha se këto dy anije do të prodhojnë 114 Mw/h dhe do të mbulojë 15 % të kërkesës së vendit.
Në një kohë që vendin ynë 30 % të nevojës mbulon nga importit, përdorimi i këtyre dy anijeve tha eksperti kanë një impakt mjaft pozitiv dhe të mirë në plotësimin e nevojës bazë të vendit duke i dhënë një dore KESH.
“Anijet janë impiante lundruese, është një termocentral që do të prodhojë 114 Mw/h. Anijet do të prodhojnë energjinë me naftë, është një lloj naftë që prodhohet edhe në vendin tonë por ende nuk është e qartë se si do të procedohet. Përdorimi i lëndëve fosile dhe ndotëse është një problem, por sot me teknologjinë kjo gjë shmanget dhe vetë ministrja dje tha se anijet janë të certifikuara nga Banka Botërore dhe respektojnë kushtet ambientale. Këto dy anije do të përmbushin 15 % të kërkesës së vendit duke i dhënë një dorë KESH dhe është pozitive pasi vendi ynë vetëm 30 % të nevojave i plotëson nga importi”, tha Gordani.
Një ditë më parë ministrja e Infrastrukturës dhe Energjetikës, Belinda Balluku tha se Shqipëria ka marrë 2 anije me qira që do të prodhojnë energji elektrike. Marrëveshja është nënshkruar me mbështetje të SHBA-së me një afat 2-vjeçar. Balluku u shpreh se kjo do të shërbejë për të siguruar një pavarësi energjike.
Tregu aktual i bursës së energjisë ka pësuar goditje të rëndë për shkak të luftës në Ukrainë, ku çmimet kanë arritur shifra marramendëse.
Model anije prodhimi energjie
I.K/Sh.Sh/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Janar, 09:30
A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?
-
Po
53%
-
Jo
41.9%
-
Nuk e di
5.1%
Vota total: 1923
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Qytetarët pa energji e të bllokuar nga bora, PD: Moti nxjerr gënjeshtrat e Belinda Ballukut! Tenderët për infrastrukturën u shkojnë miqve të pushtetit
14 Janar, 13:45
-
OSSH për motin e keq: Më problematike zona Shkodër-Dibër, 43 fidra të dëmtuar, 1500 punonjës në terren, vëmendje energjisë në hidrovore
12 Janar, 18:15
-
Moti i Keq/ Vendi përfshihet nga shiu e bora, bllokohet bypass i Murrizit e 'Rruga e Arbrit', edhe Vlora nën ujë! Pezullohet mësimi në 77 shkolla
12 Janar, 08:34
-
Telashe të reja për linjën Shqipëri-Maqedoni e Veriut/ Pezullohet ndërtimi, qeveria e Shkupit ndërpret kontratën me Energoinvest
10 Janar, 15:42
-
Tabaku: Qeveria gënjen, si e sajoi propaganda e saj uljen e çmimit të energjisë me 1 lek, ja 3 masat që propozojmë!
10 Janar, 15:19
-
Shpërthimi i kabinës elektrike në një pallat në Lezhë, 22 familje pa energji elektrike
9 Janar, 09:33
-
'Transformim epokal i sektorit energjitik', Rama ndan pamjet e vitit 2013: Shqipëria ishte vrimë e zezë mes Europës, me radhët e gjata të gjysmës së popullit
9 Janar, 08:09
-
Akuzat se uli çmimin e energjisë për zgjedhjet, Rama: E pavërtetë, s' kemi bërë asgjë me karakter elektoral vite më parë, jo tani që marrim fitoren e 10 radhazi
8 Janar, 19:22
-
Shpërthen kabina elektrike në Lezhë, 22 familje pa drita, po punohet për rikthimin e energjisë (VIDEO)
8 Janar, 18:03
-
Basha: Premtimi i Ramës për energjinë si 12 vite më parë, mashtrimi i radhës për votën e 11 Majit!
8 Janar, 17:00
-
Ulja e çmimit të energjisë, Berisha kundër: Favorizon të pasurit! Bardhi: Tallje për qëllime elektorale, Ramës i intereson vetëm pasurimi i tij dhe Ballukut
8 Janar, 15:41
-
Ulet 1 lek çmimi i energjisë për konsumatorët familjarë për vitin 2025! Rama: E para pas 35 viteve! E mirëmenduar e konsultuar dhe me ekspertë ndërkombëtarë
8 Janar, 12:09
Shqiperine e ndihmon shume venia ne pune e TECit te Vlores dhe Skiavica . Marrja e dy TECEVe lundrues eshte veprim shume i drejte i qeverise ,por duhet bere transparence ,se sa eshte kosto e kesaj energjie .Ka leverdi ekonomike dhe a eshte me e lire se cmimi i burses ? TECi i Vlores ka 10 vjet qe nuk punon kush eshte shkaku dhe kush jane pergjegjesit qe e moren be dirzim megjithse kushte difekt !
PërgjigjuTeci i Vlores duhet te jete ne qender te hetimeve te SPAK,kemi nje termocentral ne mos gaboj me 100 mega prodhim e nuk funksionon, e marrim Tec-e lundrues gati me te njejten prodhim???dikush duhet te pergjigjet me te vertet cilat jane shkaqet,dhe demet e krijuara nga mus venia me pune e Tec-it te Vlores
Po pse per popullin i kane marre anijet? Akoma juve me keto prralla.