Situata politike në vend/ Bushati në OSBE: Interesi kombëtar mbi atë partiak

Situata politike në vend/ Bushati në OSBE: Interesi kombëtar mbi atë partiak

Ditmir Bushati dhe Sekretari i Përgjithshëm i OSBE-së, Tomas Greminger

Ish-Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati po merr pjesë në punimet e Asamblesë Parlamentare të OSBE-së që po zhvillohen në Vjenë. Gjatë këtij takimi u diskutua për përgatitjet e Shqipërisë për drejtimin e OSBE gjatë vitit 2020 dhe sfidat me të cilët përballet kjo organizatë.

Bushati, në cilësinë e kryetarit të delegacionit Parlamentar të Shqipërisë në OSBE, zhvilloi një takim me Sekretarin e Përgjithshëm të OSBE-së Tomas Greminger. Pas takimit Bushati ka një mesazh për klasën politike shqiptare. “Ndërsa Shqipëria përgatitet për kryesimin e OSBE-së në vitin 2020, është e një rëndësie të veçantë vendosja e interesit kombëtar mbi politikat partiake për këtë përgjegjësi të rëndësishme politike dhe diplomatike që kemi përpara”, shkruan ai. Gjatë takimit të 25-të të Këshillit Ministror të OSBE-së në Milano, në dhjetor të vitit të kaluar. Ndërkohë gjatë këtij viti, Shqipëria së bashku me Italinë dhe Sllovakinë është pjesë e Trojkës.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 8 Janar, 21:20

    Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Dëmtimi i rëndë, Armando Brojës iu dha oksigjen në fushë! Trajneri: Duket keq, kemi shpresa

VIDEO/ Dëmtimi i rëndë, Armando Brojës iu dha oksigjen në fushë! Trajneri: Duket keq, kemi shpresa