Shqipëria merr pjesë në panairin e Shtutgartit, prezantohen 45 ushqime tradicionale! Ministri gjerman: Një vend që duhet vizituar patjetër

Shqipëria merr pjesë në panairin e Shtutgartit, prezantohen 45 ushqime tradicionale! Ministri gjerman: Një vend që duhet vizituar patjetër

Krifca dhe homologu gjerman

Ushqimet tradicionale shqiptare janë prezantuar në panairin “Slow Food” në Shtutgard, ku e pranishme ishte edhe ministrja Frida Krifca me ftesë të homologut gjerman Cem Özdemir. Ky i fundit rekomandoi Shqipërinë, si një vend që duhet vizituar me patjetër, jo vetëm për bukrinë që ofron, por edhe për ushqimet e shijshme, 45 prej të ilzve u prezantuan në Shtutgart.

“E kam shijuar kuzhinën shqiptare dhe do ta rekomandoja Shqipërinë, një vend për t’u vizituar, ku fermerët e vegjël kanë padyshim një rol të rëndësishëm”, tha Özdemir.

Ministri gjerman falënderoi Krifcën për prezencën e saj në Panairin e Shtutgardit, teksa e cilësoi vizitën e saj një mbështetje të rëndësishme në promovimin e prodhuesve shqiptarë dhe mbështetjen e produkteve autoktone

“Ju përfaqësoni Shqipërinë dhe mbështesni prodhimet autoktone shqiptare si faktor të rëndësishëm në zhvillimin rural”, tha Ozdemir.

Krifca tha se Gjermania është një partemri i rëndësishëm për vendin tonë.

“Ne e shohim Gjermaninë një partner i rëndësishëm i Shqipërisë drejt rrugës ambicioze për t’u integruar në Bashkimin Evropian. Jam optimiste për partneritetin që kemi me ministrin Ozdemir dhe vlerësoj mbështetjen e tij për Shqipërinë, për Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural të Shqipërisë. Kemi së bashku një plan veprimi me disa hapa konkretë që do të vihen në veprim nën asistencën gjermane. Ne do të kemi një atashe në rajon, i cili do të na ndihmojë të ndërtojmë këtë urë”, deklaroi ministrja Krifca.

Në Panairin e Shtutgardit morën pjesë mbi 700 ekspozues, në më shumë se 20 000 metra katrorë ku paraqitën produkte të grurit, mishit, peshkut, frutave, perimeve, bimëve aromatike dhe mjekësore dhe sigurisht ëmbëlsirat. Në stendën e Shqipërisë u prezantuan 11 prodhues anëtarë të lëvizjes Sloë Food.

“Sipërmarrjet agroturistike në vend po zhvillojnë traditën e ‘ushqimit të ngadaltë’ shqiptar. Ata e bëjnë këtë duke promovuar ushqim të pastër dhe të drejtë dhe biodiversitet. Rilidhja e prodhuesve të ushqimit me ata që konsumojnë ushqimin është një element tjetër i rëndësishëm i lëvizjes së “ushqimit të ngadaltë”. Është një nocion i fuqishëm që mund të ndryshojë perspektivën se si duhet të prodhojmë dhe konsumojmë ushqim, u shpreh ministrja Krifca.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • kuni: 17/04/2023 03:31

    hajdeni ne shqiperi se kemi trahana...vale,,,dhe axhem pilaf...o.ho.ho...

    Përgjigju
  • Skendo: 16/04/2023 22:46

    Kemi dhe kanabisin me te mire ne ballkan.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Digjet prej 4 ditësh fusha e mbetjeve në Vlorë, tymi mbulon zonën

Digjet prej 4 ditësh fusha e mbetjeve në Vlorë, tymi mbulon zonën