Shqipëria mirëpret kampionatin
Europian të Peshëngritjes U23

Shqipëria mirëpret kampionatin<br />Europian të Peshëngritjes U23
Federata Shqiptare e Peshëngritjes do të organizojë kampionatin Evropian të nën-23-vjeçarëve vitin e ardhshëm.

Ky aktivitet për kategorinë nën 23-vjeç do të zhvillohet nga datat 15 deri në 22 tetor 2017 në Tiranë.

Lajmi u bë i ditur nga sekretari i përgjithshëm i Federatës Shqiptare të Peshëngritjes, Agron Haxhihyseni pas vendimit të marrë sot gjatë mbledhjes së rradhës të drejtuesve të këtij sporti në Izrael.

Ka qenë Presidenti i Federatës Europiane të këtij sporti, Antonio Urso, ai që ka deklaruar se ky eveniment i është besuar Shqipërisë, pasi ka dhënë prova se di të organizojë veprimtari të tilla në mënyrë të shkëlqyer”.

Pritet të vijnë rreth 600 pjesëmarrës nga 49-50 vende të kontinentit, të cilët do të qëndrojnë në Tiranë rreth një javë.

Kështu, Shqipëria do të organizojë një tjetër veprimtari madhore ndërkombëtare në sportin e peshëngritjes pas atij kampionatit Europian të të rinjve në 2013-ën.

Redaksia Online
K.M/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Milani humbet dy penallti, De Gea hero! Fiorentina fiton 2-1 kundër kuqezinjve

Milani humbet dy penallti, De Gea hero! Fiorentina fiton 2-1 kundër kuqezinjve