Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosuara të Shqipërisë bën me dije nëpërmjet një deklaratë për mediat ditën e hënë, se në periudhën 30 gusht-16 Tetor 2014, do të zhvillohet stërvitja "Albanian Lion" e ndarë në dy faza, përkatësisht "Albanian Lion '14" dhe "Dragon Hammer".
Stërvitja fokusohet në kryerjen e operacioneve të evakuimit të civilëve, "Non-Combatant Evacuation Operations", nëpërmjet operacioneve detare, tokësore dhe ajrore. Në këtë stërvitje do të marrin pjesë rreth 600 trupa, të cilët do të kryejnë demonstrime ushtarake në Bizë, në Zall Herr, në Kepin e Palit, në Kuçovë, Pashaliman dhe Porto Palermo. Trupat do të mbështeten nga deti me katër anije ushtarake.
Po ashtu, Stërvitja "Albanian Lion 14" do të fillojë praktikisht në datë 7 shtator dhe do të vazhdojë deri më datë 16 shtator 2014. Për këtë stërvitje në datën 3 shtator 2014 do të imbarkohen në Gjibraltar dy oficerë të FARSH, të cilët do të kthehen në Shqipëri rreth datës 9 shtator 2014 me rrugë detare në bordin e anijes ushtarake britanike HMS Bulwark.
Ndërsa stërvitja "Dragon Hammer 14" do të zhvillohet në Bizë, me qëllim realizimin e skenarëve taktikë malore. Gjatë kësaj faze të stërvitjes do të shfrytëzohet baza e Kepit të Palit për bazë furnizimi Logjistik, si dhe do të mbështetet largimi i trupave dhe automjeteve pjesëmarrëse në "Albanian Lion 14"./ATSH/
/Shqiptarja.com